Krasniqi ka porositur po ashtu të zbatohet një rezolutë për gjenocidin e kryer nga Serbia, e miratuar tre vite më parë.
“Sipas kësaj Rezolute, ne kërkojmë që shteti i Serbisë, ndër të tjera, të pranoj se ka kryer gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës në Kosovë dhe, në të njëjtën kohë, përmes masave në nivel kombëtar dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar, të ndëshkojë ata që kanë planifikuar, kryer apo nxitur gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku.