TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Walker tregon se çfarë do të ndodhte nëse ai nuk do të ishte dëshmitarë i masakrës së Reçakut

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A

Këtë deklaratë Walker e  bëri në Akademinë Përkujtimore në nderim të viktimave të masakrës së Reçakut.

“Kosova është sot një vend sovran dhe demokratik…Kjo për mua është dita më e lumtur e jetës sime edhe pse po e shënon përvjetorin e një ngjarje të tmerrshme…Më duhet të them që çdo vit largohem nga këtu me një përshtypje më pozitive për atë çfarë ka ndodhur këtu dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha ai.

I pyetur se çfarë do te ndodhte nëse nuk do ishe Walker në atë dite në fshatin Reçak ai thotë se në këtë rast komuniteti ndërkombëtar do të reagonte për masakrën.

“Mendoj qe edhe nëse unë nuk do te raportoja për Reçakun, komuniteti ndërkombëtar do te reagonte për masakrën”, shtoi ai.

Shefi i misionit të OSBE-së, William Walker kishte shkuar në vendin e krimit shumë shpejt dhe kishte drejtuar gishtin nga lugina e masakrës duke e përcaktuar krimin me tri fjalë: Krim kundër njerëzimit.

“Nga ajo që pashë personalisht, nuk ngurroj ta përshkruaj ngjarjen si një masakër, padyshim një krim shumë kundër njerëzimit. Ishte një skenë shumë emocionale që po ndodhte atje”, kishte deklaruar William Walker.

Tutje në fjalimin e tij, Ambasadori Walker tha se numri i njerëzve që shkojnë në Reçak për homazhe është shtuar pas çdo viti. Ai tha se tani edhe përfaqësues nga Qeveria e Kosovës tani janë të shumtë të cilët vijnë për të treguar respekt dhe rrëfeu një ngjarje për ish-presidentin Hashim Thaçin për të cilin thotë se kishte qenë para tri vitesh në Reçak.

“Tri vite më parë e mirëprita presidentin Hashim Thaçi, kur erdhi për herë të parë dhe i dhashë një lule për ta mbajtur në zyre, dhe sa herë ta shihte ta kujtojë Reçakun. Më tha se ashtu ka bërë, tani nuk e di se ku është dhe nuk e di nëse e kujton ende Reçakun”, tha Walker.

Ndërkohë, për Kurtin tha se ka ardhur çdo vit dhe se është i gëzuar se tani vjen si kryeministër.

”Kryeministri vjen këtu për çdo vit që kam qenë këtu, jam i gëzuar që e shoh tani si kryeministër, jam i sigurt se e njëjta vlen edhe për presidenten Vjosa Osmani, por e njëjta nuk ishte tri vite më parë”, u shpreh ai.

“Wesley Clark, Tony Blair, Madeleine Albright, Bill Clinton, luajtën rol shumë te madh ne çlirimin e vendit”, tha Walker.

Ndryshe, më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Walker kreu i atëhershëm i misionit vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, i kishte dokumentuar krimet e kryera në këtë fshat dhe i njëjti e kishte alarmuar botën për krimin që po ndodhte mbi popullatën e pafajshme civile në Kosovë./Teve1.info/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gucati në Strasburg: UÇK-ja nuk njolloset, Haga ka devijuar nga shtrati i vet

Gucati në Strasburg: UÇK-ja nuk njolloset, Haga ka devijuar nga shtrati i vet

Moti për javën e ardhshme

Moti për javën e ardhshme

Ndëshkohet një shofer për tejkalim shpejtësie në Ferizaj

Ndëshkohet një shofer për tejkalim shpejtësie në Ferizaj

MPJD reagon ndaj vjedhjes së targave në Lubjanë: Jemi në kontakt me Policinë e Sllovenisë

MPJD reagon ndaj vjedhjes së targave në Lubjanë: Jemi në kontakt me Policinë e Sllovenisë

Shqipëri-Angli si miqësore luksi, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëri-Angli si miqësore luksi, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

Gucati në Strasburg: UÇK-ja nuk njolloset, Haga ka devijuar nga shtrati i vet

Gucati në Strasburg: UÇK-ja nuk njolloset, Haga ka devijuar nga shtrati i vet

Ushtarët izraelitë qëllojnë drejt paqeruajtësve të OKB-së në Liban

Ushtarët izraelitë qëllojnë drejt paqeruajtësve të OKB-së në Liban

Moti për javën e ardhshme

Moti për javën e ardhshme

Ndëshkohet një shofer për tejkalim shpejtësie në Ferizaj

Ndëshkohet një shofer për tejkalim shpejtësie në Ferizaj

Shqiponja dykrenare në fotot e Drake, çfarë po nënkupton reperi?

Shqiponja dykrenare në fotot e Drake, çfarë po nënkupton reperi?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën