Krasniqi ka thënë se kjo masakër “dëshmoi qëllimin dhe synimin e një politike gjenocidale dhe të orkestruar të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës”.
Krasniqi ka thënë se vrasja e 45 civilëve në Reçak ishte krim kundër njerëzimit, raporton teve1.info
“Krimet ndaj popullatës civile shqiptare, gjatë luftës së viteve 1998/99, nuk do të harrohen asnjëherë dhe për to nuk do të heshtim derisa drejtësia të vihet në vend”, ka shkruar Krasniqi.