TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Suedia: Protesta kundër Erdoganit, akt sabotimi ndaj anëtarësimit në NATO

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Suedia: Protesta kundër Erdoganit, akt sabotimi ndaj anëtarësimit në NATO

Ai e quajti këtë veprim si akt të sabotimit kundër aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO.

Protesta e organizuar të mërkurën para ndërtesës së komunës së qytetit, nxiti reagime të ashpra nga Turqia, shtet anëtar i NATO-s që veçse po bllokon anëtarësimin e Suedisë në aleancë deri kur Stokholmi të plotësojë kërkesat e paraqitura nga Ankaraja.

Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Sentop, anuloi vizitën e homologut të tij suedez, Andreas Norlen, që ishte paraparë të zhvillohej të hënën. Ligjvënësit turq duhet të rafitikojnë aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO, në mënyrë që ky shtet nordik të bëhet pjesë e aleancës ushtarake perëndimore.

Turqia i ka vendosur kushte Stokholmit, në këmbim të ratifikimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO. Ankaraja ka kërkuar që Stokholmi të shtypë militantët kurdë dhe grupet e tjera që Turqia i konsideron si kërcënim për sigurinë e saj kombëtare.

Ministria e Jashtme e Turqisë thirri në bisedë ambasadorin suedez të enjten lidhur me protestën në Stokholm.

Kristersson tha se varja e manekinit që i ngjasonte presidentit të Turqisë,Recep Tayyip Erdogan, ishte një veprim “shumë serioz” që “tallej me ekzekutimin e një lideri të huaj, të zgjedhur në mënyrë demokratike”.

“Ky është sabotim kundër aplikimit të Suedisë në NATO. Një veprim i tillë është i rrezikshëm për sigurinë suedeze”.

Në mediat sociale janë postuar fotografi të një manekini që i ngjasonte Erdoganit. Manekini ishte varur kokëposhtë.

Grupi që e quan veten Komiteti i Solidaritetit suedez për Rojava, tha se qëndron pas protestës.

Rojava është emër kurd për Sirinë veriore dhe lindore.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se Partia e Punëtorëve të Kurdistanit dhe grupet kurde, “po vendosin mina në rrugën e Suedisë drejt NATO-s”.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Suedia dhe Finlanda vendosën të aplikonin për anëtarësim në NATO. Të 30 anëtarët e aleancës duhet të pajtohen, në mënyrë që këto dy shtete të bëhen pjesë e NATO-s.

Turqia ka kërkuar nga Finlanda dhe Suedia që të veprojnë më shumë kundër grupeve që ajo i konsideron terroriste dhe të ekstradojë në Turqi personat që i kërkon për krime të lidhura me terrorizmin./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump kritikon Francën dhe Italinë për ndalimin e përdorimit të hapësirës ajrore për avionët ushtarakë amerikanë

Trump u bën thirrje Iranit dhe Izraelit të ndalojnë menjëherë “të shtënat”

Huthitët paralajmërojnë sulme ndaj çdo anijeje të lidhur me Izraelin

Huthitët paralajmërojnë sulme ndaj çdo anijeje të lidhur me Izraelin

Sulmet e reja mes Izraelit dhe Iranit tronditin armëpushimin rajonal

Sulmet e reja mes Izraelit dhe Iranit tronditin armëpushimin rajonal

Begaj mirënjohës ndaj Bahamasit për njohjen e Kosovës: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Begaj kërkon angazhim të forcave politike për stabilitet institucional në Kosovë

Trump kritikon Francën dhe Italinë për ndalimin e përdorimit të hapësirës ajrore për avionët ushtarakë amerikanë

Trump u bën thirrje Iranit dhe Izraelit të ndalojnë menjëherë “të shtënat”

Haliti thotë se Lladrovci e ka të vështirë të fitojë pa mbështetjen e partisë, përmend Skenderajn

Haliti: Nuk kemi vija të kuqe për koalicion, kërkesat e PDK-së duhet të vlerësohen

Huthitët paralajmërojnë sulme ndaj çdo anijeje të lidhur me Izraelin

Huthitët paralajmërojnë sulme ndaj çdo anijeje të lidhur me Izraelin

CSKA merr oferta nga Turqia e SHBA për Dellovën

Dellova i bashkohet Dynamos këtë muaj

Sulmet e reja mes Izraelit dhe Iranit tronditin armëpushimin rajonal

Sulmet e reja mes Izraelit dhe Iranit tronditin armëpushimin rajonal

Celina pranë kalimit në Arabinë Saudite

Celina drejt Turqisë, pranë firmës me Bursasporin

PACE: Kemi vërejtur ndërhyrje nga Serbia dhe dezinformim gjatë zgjedhjeve

PACE: Kemi vërejtur ndërhyrje nga Serbia dhe dezinformim gjatë zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën