TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Të paktën shtatë të vdekur nga stuhia e fuqishme në SHBA

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Të paktën shtatë të vdekur nga stuhia e fuqishme në SHBA

Autoritetet thanë se më vonë gjatë të premtes mund të kenë një pamje më të qartë të madhësisë së dëmit të shkaktuar nga kjo stuhi dhe mund të ketë edhe më shumë viktima, pasi pritet të përmirësohen kushtet atmosferike.

Stuhia e madhe nisi të enjten mbrëma dhe dhjetëra mijëra amerikanë mbetën pa energji elektrike në Xhorxhia dhe Alabama. Në Selma të Alabamës, autoritetet e qytetit mbajtën mbledhje për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Gjashtë nga viktimat u regjistruan në qarkun Autauga, që gjendet 66 kilometra në verilindje të Selmës, ku vlerësohet se 40 shtëpi janë dëmtuar ose janë shkatërruar nga një tornado që goditi këtë zonë, tha Ernie Baggett, drejtor për menaxhimin e emergjencave në këtë qark.

Të paktën 12 persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, tha Baggett për Associated Press. “Kjo është stuhia më e keqe që kam parë në këtë shtet”, tha Baggett, duke iu referuar dëmeve të shkaktuara.

Në Xhorxhia, një pasagjer vdiq kur një pemë goditi makinën me të cilën po udhëtonte në Xhekson, thanë autoritetet.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, janë regjistruar 33 tornado që kanë goditur në Misisipi, Alabama, Xhorxhia, Tenesi, Kentaki dhe në Karolinën e Jugut dhe të Veriut.

Për shkak të stuhisë, rreth 40.000 amerikanë mbetën pa rrymë të enjten mbrëma në Alabama, ndërkaq 86.000 në Xhorxhia. Në të paktën gjashtë qarqe në Xhorxhia, mësimi është anuluar për të premten.

Stuhia e së enjtes u shkaktua nga tri faktorë: cikli natyror i motit La Nina, ngrohja e Gjirit të Meksikës për shkak të ndryshimeve klimatike dhe tornadot që u shkaktuan nga perëndimi në lindje të vendit, tha profesori i meteorologjisë, Victor Gensini./AP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rusia shpenzon më shumë për të vdekurit sesa për ushtarët e gjallë në Ukrainë

Rusia shpenzon më shumë për të vdekurit sesa për ushtarët e gjallë në Ukrainë

Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e Bregut Perëndimor dhe shfuqizimin e Marrëveshjeve të Oslos

Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e Bregut Perëndimor dhe shfuqizimin e Marrëveshjeve të Oslos

Në Gjenevë mbyllet raundi i tretë i negociatave Rusi–Ukrainë të ndërmjetësuara nga SHBA-ja

Në Gjenevë mbyllet raundi i tretë i negociatave Rusi–Ukrainë të ndërmjetësuara nga SHBA-ja

Vdes një person në një aksident në Shqipëri, arrestohet 22-vjeçari

Vdes një person në një aksident në Shqipëri, arrestohet 22-vjeçari

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 14-vjeçares nga Rahoveci, raportohet e zhdukur që nga nëntori

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 14-vjeçares nga Rahoveci, raportohet e zhdukur që nga nëntori

Mbrojtja e Krasniqit heq dorë nga një dëshmitar

Vajza e Jakup Krasniqit: E drejta për të jetuar i lirë nuk është krim

Rama: Pagesa për Trafikun Urban u realizua, falënderim punëtorëve për korrektësinë

​Rama i shkruan Muratit për buxhet: Pse buxheti i Prishtina po lihet jashtë buxhetit 2026

“Ditari”- 18.02.2026

“Ditari”- 18.02.2026

Hajrulla Çeku merr detyrën e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës

Hajrulla Çeku merr detyrën e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës

Bebe Rexha zbulon ëndrrën e parealizuar

Bebe Rexha zbulon ëndrrën e parealizuar

Kurti takohet me juristin ndërkombëtar Geoffrey Nice, flasin edhe për Specialen

Kurti takohet me juristin ndërkombëtar Geoffrey Nice, flasin edhe për Specialen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën