KF Llapi ka vazhduar me përforcime për pjesën e dytë të sezonit në Superligë. Klubi llapjan ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me Arbër Bytyçin.
19-vjeçari me të kaltërit ka firmosur një kontratë tre vjeçare. Mbrojtësi i majtë së fundmi ishte pjesë e Tiranës, derisa me parë ka bërë karrierë edhe te Laçi.
Bytyqi njëashtu ka qenë reprezentues i Shqipërisë U-19 dhe ka zhvilluar dhjetë ndeshje me fanellën kuqezi, teksa më parë ka luajtur edhe për Shqipërinë U-17 dhe U-16