TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Interpoli për Tëvë 1 demanton Bërnabiqin: Në takim me të nuk u trajtua çështja e aplikimit të Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Interpoli për Tëvë 1 demanton Bërnabiqin: Në takim me të nuk u trajtua çështja e aplikimit të Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, u shpreh të mërkurën se Interpoli ia kishte mbyllur dyert Kosovës.

Ajo tha se kishte marrë garanci nga presidenti i Interpol-it, Ahmed Nasser al Raisi, se aplikimi potencial i Kosovës për anëtarësim Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale, nuk do të jetë në rend dite gjatë mandatit të tij.

Megjithatë, në një përgjigjje për tëvë1.info, nga Interpoli kanë thënë se në atë takim nuk është adresuar çështja e ndonjë aplikimi potencial për anëtarësim.

“Përderisa zakonisht nuk komentojmë përmbajtjen specifike të një takimi bilateral, kur u shtrua çështja e anëtarësimit, Presidenti konfirmoi se INTERPOL-i është një organizatë policore dhe nuk është përfshirë në diskutime politike. Presidenti nuk e trajtoi çështjen e ndonjë aplikimi të mundshëm për anëtarësim.”, thuhet në përgjigjen e Interpolit për teve1.info.

Tutje në përgjigje thuhet se çdo vend mund të aplikojë për anëtarësim në Interpol nëse i plotëson kriteret.

“Ju lutemi vini re se çdo vend mund të aplikojë për anëtarësim në INTERPOL nëse plotëson kërkesat e përcaktuara në nenin 4 të Kushtetutës së INTERPOL-it, i cili përcakton kriteret dhe procesin për t’u bërë anëtar i Organizatës”, thuhet në përgjigjjen e Zyrës për Shtyp për tëvë1.info.

Kosova ka aplikuar tri herë për t’u anëtarësuar në Interpol por nuk ka pasur sukses. Herën e fundit në nëntor të vitit 2018, pro anëtarësimit të Kosovës votuan vetëm 76 shtete.

Tags: INTERPOLKosova
ShareTweet

Postime të ngjashme

Fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit arrijnë në Kosovë

LVV-ja arrin në 51 për qind, Kurti merr mbi 400 mijë vota

Kurti: Bukoshi i ka bërë vend vetes në historinë e re të Kosovës

Kurti paralajmëron natë kritike në rrugët e Kosovës, apel qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme

Pse, sipas Kim Mehmetit, ky vit do të shënojë fundin e “piktorit”, Edi Ramës?

Pse, sipas Kim Mehmetit, ky vit do të shënojë fundin e “piktorit”, Edi Ramës?

Mehmeti: VLEN-in e drejtojnë qarqet politike maqedonase, jo shqiptarët

Mehmeti: VLEN-in e drejtojnë qarqet politike maqedonase, jo shqiptarët

Fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit arrijnë në Kosovë

LVV-ja arrin në 51 për qind, Kurti merr mbi 400 mijë vota

Gjashtë fitore rresht, Interi shkëputet në krye

Gjashtë fitore rresht, Interi shkëputet në krye

City gabon prapë, barazimi i tretë rresht

City gabon prapë, barazimi i tretë rresht

Kurti: Bukoshi i ka bërë vend vetes në historinë e re të Kosovës

Kurti paralajmëron natë kritike në rrugët e Kosovës, apel qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme

Pse, sipas Kim Mehmetit, ky vit do të shënojë fundin e “piktorit”, Edi Ramës?

Pse, sipas Kim Mehmetit, ky vit do të shënojë fundin e “piktorit”, Edi Ramës?

Mehmeti: VLEN-in e drejtojnë qarqet politike maqedonase, jo shqiptarët

Mehmeti: VLEN-in e drejtojnë qarqet politike maqedonase, jo shqiptarët

Dominim e shkëlqim, Barcelona shkel Bilbaon, siguron finalen e Superkupës

Dominim e shkëlqim, Barcelona shkel Bilbaon, siguron finalen e Superkupës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën