TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nehammer: Ndërkombëtarët duhet tu lënë hapësirë Kosovës dhe Serbisë për negociata

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Nehammer theksoi se të dyja shtetet duhet të ballafaqohen me njëra tjetrën për të arritur një marrëveshje të suksesshme.

Madje sipas Nehammer, shteti i Austrisë tanimë është një urë lidhëse për rregullimin e marrëdhënieve mes të dyja palëve, raporton teve1.info.

“Austria e sheh vetën së pari jo vetëm në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, por në lidhje me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor si urë me Bashkimin Evropian. Pra, edhe në situatën midis Kosovës dhe Serbisë ne e shohim veten si urë lidhëse. Të dyja shtetet duhet të gjejnë një lloj mënyre që të ballafaqohen me njëra tjetrën dhe të krijojnë një të ardhme paqësore, po aq sa është e mundur”, u deklarua Nehammer para medieve.

Njëherit, Nehammer e konsideron të rëndësishme që partnerët ndërkombëtarë të lënë hapësirë mes të dyja palëve, pasi siç tha ai, ato duhet të vendosin vetë se sa larg duan të shkojnë me negociata.

“Njëkohësisht, Austria gjithmonë do jetë e gatshme të ndihmojë, të ofrojë ndihmë dhe përkrahje, ku për arsye të ndryshme nuk mund të gjendet kompromisi. Prandaj, Austria është partnere e mirë në këtë drejtim dhe kjo besoj që është për shkak të historisë austriake”, shtoi tutje Nehammer.

Më tej, kancelari austriak tha se në momentin kur veprojnë të gjithë së bashku, vetëm në atë mënyrë mund të arrihet paqja dhe siguria.

“Kanë ndodhur shumë gabime në të kaluarën tonë historike, kemi nxjerrë mësimet tona nga to. Me këtë përvojë historike ne u ofrojmë ndihmë dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Pasi që vetëm paqja, siguria, mund të sigurohen vetëm kur bëhemi bashkë dhe veprojmë bashkë”, potencoi ai.

Megjithatë, Nehammer vlerësoi se përsëri nuk varet vetëm nga negociatorët që marrëveshja të jetë e suksesshme.

“Pra ne jemi aty si urë lidhëse, do jemi në dispozicion për çfarëdo lloj ndihme apo shtytje në këtë drejtim”, tha tutje ai.

Gjithashtu, Nehammer ka thënë se Austria ofron numër më të madh të trupave në KFOR si shtet jashtë NATO-s.

Ai i pyetur për kërkesën e Kurtit që të ketë shtim të forcave të KFOR-it në Kosovë, tha se nëse një gjë e tillë kërkohet ata janë të gatshëm për të dërguar trupa shtesë.

“Pra jemi plotësisht të bindur dhe të gatshëm që të ofrojmë më shumë trupa nëse kjo kërkohet zyrtarisht edhe nga NATO-ja, nga KFOR-i dhe gjithsesi që qëndrojmë në dispozicion për të ndihmuar në dialog kudo e sido që të na kërkohet. Kemi më shumë se 300 ushtarë që kryejnë detyrat e tyre në Kosovë për paqe dhe siguri, ne mbështetim thirrjen e Kosovës për rritje të trupave për siguri më të madhe dhe duhet të jemi të gatshëm që të ofrojmë trupat mbështetës nëse KFOR-i na kërkon këtë gjë, sepse është me rëndësi të dihet se edhe komunitetet e ndryshme pajtohen me pranin e KFOR-it”, ka deklaruar Nehammer.

Nehammer njëherit ka vlerësuar se Austria mund të ndërhyjë vetëm kur e sheh të domosdoshme një gjë të tillë./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: LDK-ja e ruajti elektoratin, do të punojmë për ta rikthyer besimin e votuesve të pakënaqur

Sadiku: LDK-ja e ruajti elektoratin, do të punojmë për ta rikthyer besimin e votuesve të pakënaqur

A mund ta ndryshojë rrjedhen e dialogut Kaja Kallas?

Kallas: Liderët politikë të angazhohen për formimin sa më të shpejtë të qeverisë

Haliti thotë se Lladrovci e ka të vështirë të fitojë pa mbështetjen e partisë, përmend Skenderajn

Haliti: Nuk kemi vija të kuqe për koalicion, kërkesat e PDK-së duhet të vlerësohen

PACE: Kemi vërejtur ndërhyrje nga Serbia dhe dezinformim gjatë zgjedhjeve

PACE: Kemi vërejtur ndërhyrje nga Serbia dhe dezinformim gjatë zgjedhjeve

Juventusi siguron sulmuesin Sorloth

Juventusi siguron sulmuesin Sorloth

Sadiku: LDK-ja e ruajti elektoratin, do të punojmë për ta rikthyer besimin e votuesve të pakënaqur

Sadiku: LDK-ja e ruajti elektoratin, do të punojmë për ta rikthyer besimin e votuesve të pakënaqur

Izraeli vrau 104 persona gjatë natës në Gaza, por thotë se tani ka rifilluar armëpushimin

Raporti i gazetës holandeze për 114 fëmijë të qëlluar në Gaza fiton Çmimin Evropian të Shtypit 2026

Zyrtari iranian: Sulmi ndaj çdo anëtari të “boshtit të rezistencës” do të përballet me përgjigjje

Zyrtari iranian: Sulmi ndaj çdo anëtari të “boshtit të rezistencës” do të përballet me përgjigjje

Në 15 komuna po verifikohet rezultati i subjekteve politike dhe po numërohen ato për deputetë

Në 15 komuna po verifikohet rezultati i subjekteve politike dhe po numërohen ato për deputetë

Teherani: Sulmi izraelit në Bejrut aktivizoi fazën e parë të kundërpërgjigjes nga boshti i rezistencës

Teherani: Sulmi izraelit në Bejrut aktivizoi fazën e parë të kundërpërgjigjes nga boshti i rezistencës

Sigal Prishtina rikthen Armsteadin

Sigal Prishtina rikthen Armsteadin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën