Duke folur për një video të publikuar nga VV-ja të martën, ku sulmohet opozita, zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë partia në pushtet i kthehet të kaluarës për të mbuluar dështimet në qeverisje.
“Partia në pushtet merret me propagandë në vend që të ofrojë zgjidhje për problemet që po ballafaqohen qytetarët tanë. Dje ishim dëshmitarë që pushteti ju kthye zanatit të vet që e ka si mjet të artikulimit politik. Propaganda e partisë në pushtet vazhdimisht i kthehet të kaluarës për t’i ikë përgjegjësive dhe paaftësisë qeverisëse”, ka thënë Halimi, raporton teve1.info.
Sipas saj , Qeveria Kurti ka dështuar në shumë sektorë, ndërsa siç thonë vendi po përballet me inflacion mbi 20%, dhe se arritja e vetme është rritja e importit nga Serbia.
“Mungesën e rezultateve të partisë në pushtet më së miri e përjetojnë qytetarët, dështim në ekonomi, dështim në shëndetësi, arsim. Kur flasim për ekonomi faktet flasin ndryshe, përgjatë dy viteve vetëm stagnim, ekonomia është ngulfatur. 700 milionë euro më pak janë në qarkullim, inflacion mbi 20 %, sot produktet ushqimore janë dyfishuar, me shtrenjtë se vitin e kaluar ndërsa propozimet e LDK kundër inflacionit janë hedhur poshtë”, ka thënë ajo./teve1.info/
https://teve1.info/lajmet/vetevendosje-me-nje-video-te-re-sulmon-opoziten-e-sindikatat/?fbclid=IwAR0l3fD890-NNG9XCpMXIw3nZ161UCVJXQj3DQP5nKHUANrzXb_mIiTkTTY







