Të dyshuarit A.L 31-vjeç nga fshati Carrabreg në Deçan dhe Sh.K 33-vjeç nga fshati Kishnarekë në Drenas janë arrestuar më 7 janar.
Policia thotë se në dhjetor 2022 nga Stacioni Policor në Gjakovë janë iniciuar dy raste për vjedhje të veturave në qytetin e Gjakovës. Me datën 05.12.2022 ishte vjedhur vetura OPEL Corsa, ndërsa me datën 22.12.2022 vetura VË Golf, raste të paraqitura nga pronarët e automjeteve.
“Me datën 07.01.2023 Stacioni Policor në Gjakovë kanë arrestuar të dyshuarit:1. A. L., banues në fshatin Carrabreg-Deçan, i lindur në vitin 1992 (shtetas i Republikës së Kosovës) dhe 2. Sh. K., banues në fshatin Kishnarekë-Drenas, i lindur në vitin 1990 (shtetas i Republikës së Kosovës),mbi dyshimin se të njëjtit ishin të përfshirë në kryerjen e veprës penale “Vjedhje” në dy rastet në fjalë. Në saje të hetimeve të zhvilluar është arritur të gjendën dhe sekuestrohen edhe të dy veturat e vjedhura”, thuhet në njoftimin e PK-së./teve1.info/