Në “Ditari” në Tëvë 1, ai tha se ajo çka pritet është që të ardhurat t’i përshtaten rritjes së çmimeve.
“Është vështirë të vijmë më në atë situatë duke e pasur parasysh që kemi një rritje zinxhirore të çmimeve në të gjitha produkteve dhe shërbimet që lidhen me prodhimin e atyre të mirave. Kështu që për të patur një ulje të çmimeve të këtyre produkteve, do duhej të kishim një rënie zinxhirore të çmimeve në të gjitha inputet dhe shërbimet që duhen për prodhimin e këtyre të mirave…rritja e inflacionit ka pasoja afatgjata. Çmimet do të mbeten për një kohë më të gjatë por ajo çka pritet është që të ardhurat të përshtaten ndaj kësaj rritje të çmimeve që ka ndodhur”, deklaroi ai.
Gjatë vitit 2022, në Kosovë pati ngritje të dukshme të çmimeve në produktet elementare, teksa inflacioni vazhdon të jetë i lartë. /Teve1.info/