TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

19 vajza u trafikuan gjatë vitit 2022

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Për veprën më të rëndë penale të shkeljes së të drejtave të njeriut, janë arrestuar 238 të dyshuar, ndërkaq kallëzim penal është ngritur për 28 persona. Gjatë vitit të kaluar, Drejtoria për Hetime të Trafikimit me Qenie Njerëzore pranë Policisë së Kosovës ka organizuar 90 operacione, ku janë mbyllur me vendim të inspektorëve rreth 70 lokale.

Kapiten Riza Murati njofton se gjatë vitit 2022 kanë ndërmarrë disa veprime në parandalimin e këtyre rasteve, por edhe kanë bashkëpunuar me qytetarë në sigurimin e informacioneve.

Ai deklaron se trafikimi është një nga veprat më të rënda të shkeljeve të të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Si raste në total që ne kemi dorëzuar kallëzime penale për rastet e trafikimit me njerëz, janë 16 raste. Pra, që janë shkuar në Prokurori ndaj 28 personave të dyshuar që është ngritur kallëzim penal për veprën penale të trafikimit me njerëz. Ndërsa, 18 persona kanë qenë persona të cilët kanë marrë shërbime seksuale nga viktimat e trafikimit. Në total si raste të përgjithshme që ne kemi trajtuar 134 raste që ndërlidhen me trafikim dhe vepra që ndërlidhen me trafikimin, mundësinë në prostitucion, ofrimin e lokaleve për prostitucion, keqtrajtim dhe braktisje e fëmijëve si një kategori tjetër ku fëmijët që janë në situatë rruge, ku prindërit apo persona tjerë i detyrojnë të kërkojnë lëmoshë dhe të bëjnë punë të cilat nuk janë përshtatshme për tu bërë”, deklaron Murati.

Në intervistën Murati shton se gjatë vitit të shkuar kanë arrestuar mbi 200 persona.

“Totali i personave që Drejtoria e Hetimeve për Trafikimin me Qenie Njerëzore gjatë vitit 2022 ka arrestuar janë 238 persona të dyshuar. Këto janë sa i përket hetimeve penale. Krahas kësaj ne edhe në bazë të planit strategjik kemi ndërmarrë edhe veprime në aspektin e parandalimit, në aspektin e mbrojtjes së viktimës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, shton ai.

Në Kosovë, gjatë vitit 2022 nuk ka pasur asnjë rast të trafikimit me organe. Megjithatë, numër i madh i vajzave kanë qenë viktimë e trafikimit.

“Më të cenueshme janë komunat ato të cilat kanë një popullatë më të madhe, Prishtina, por duke mos përjashtuar edhe disa zona të tjera që kemi Fushë Kosovën, Ferizajn, Mitrovicë, Prizreni. Por, Prishtina është ajo që dominon me më shumti raste të trafikimit me njerëz. Sa i përket gjinisë, kryesisht ose 90 për qind janë të gjinisë femërore, vajzat e reja për shkak të formës së shfrytëzimit, të detyrimit për prostitucion. Duke mos përjashtuar disa raste të vogla që kemi pasur të bëjmë me kërkim-lëmoshë apo me punë të detyruara ku janë detyruar nga persona të ndryshëm që të kërkojnë lëmoshë dhe për të kryer punë”, shprehet ai.

Në mesin e viktimave të trafikimit, Policia e Kosovës ka identifikuar dy nga rajoni. Viktima nga Shqipëria është kthyer në vendin e saj përmes protokollit. Ndërkaq, ajo nga Serbia është kthyer në vendin e saj, jo në bazë protokollit të bashkëpunimit, por përmes shërbimeve sociale.

“65 për qind e viktimave janë viktima të cilat janë nën moshën 18-vjeçare, që nënkupton që janë fëmijë dhe forma e shfrytëzimit të tyre është për prostitucion të detyruar po edhe kërkim-lëmoshë. Prej 19 viktimave sa janë të identifikuara në këtë fazë, 14 kanë shkuar në shërbim për strehim të sigurt, ndërsa të tjerat janë riintegruar në familje nuk kanë kërkuar strehim dhe mbështetje, për shkak se më mirë është vlerësuar situata edhe nga ana e tyre dhe nga akterët të cilët duhet të merren me rastin e trafikimit. Kemi pasur dy raste të viktimave që kanë qenë nga rajoni, një ka qenë nga Serbia dhe një nga Shqipëria”, njofton mes tjerash ai.

Ani pse tregon se ka rënie të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore, Murati thekson se ka numër të lokaleve që janë mbyllur për shkak të parregullsive penale.

“Janë 90 operacione që kemi zhvilluar si Drejtori për Hetime të Trafikimit me Qenie Njerëzore, në zbatimin e rasteve që veç kemi qenë duke i hetuar dhe duke i trajtuar. Disa operacione kanë qenë me përmasa më të mëdha, në aspektin e identifikimit të viktimave në vend, që i quajmë si sensitive që janë sallone masazhi, klubet e vallëzimit, klubet e natës. Por, edhe në situatë rrugë fëmijët që i kemi, kemi ndërmarrë disa aksione. Qëllimi kryesor ka qenë identifikimi fillestar i hershëm por edhe realizimi i aksioneve për raste të caktuara. Disa prej atyre lokaleve janë mbyllur për shkak të parregullsive tjera penale, diku 67 lokale janë mbyllur me vendim të inspektorëve”, deklaron ai.

Kapiten Riza Murati nga Drejtoria për Hetime të Trafikimit me Qenie Njerëzore thekson se edukimi është faktori kryesor që ndikon në parandalimin e këtyre rasteve.

“Faktorët kryesorë janë edukues sepse për situatën që po na paraqitet neve është çështja e edukimit. Viktimat lehtë e vejnë vetën në situatë të mashtrimit, në situatën që ato të manipulohen. Nuk është një përkujdesje e mjaftueshme, qoftë edhe nga ana e familjes por qoftë edhe nga aspekti edukativ në shkolla. Çka nënkupton që familja ka pak kujdes se ku qëndrojnë fëmijët e tyre, me kë shoqërohen fëmijët e tyre dhe a po bien pre e mashtrimeve lehtë fëmijët e tyre”, përfundon Murati.

Sipas Muratit, ka pak raste të referimeve nga shkolla për trajtim të nxënësve që dyshohen se janë viktimë e trafikimit. Ai ju bën thirrje qytetarëve dhe vetë viktimave që të raportojnë rastet në Policinë e Kosovës./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qorrolli: VV synon zgjedhjen e presidentit, jemi të gatshëm për kompromise – PDK do zgjedhje, jo zgjidhje

Qorrolli: VV synon zgjedhjen e presidentit, jemi të gatshëm për kompromise – PDK do zgjedhje, jo zgjidhje

Bërxuli: VV-ja po përcjell mesazhet te populli, opozita po çalon në organizim e targetim

Bërxuli: VV-ja po përcjell mesazhet te populli, opozita po çalon në organizim e targetim

Behrami paralajmëron “skenar krize” nga Kurti: Do ta përdorë edhe Albulena Haxhiun

Behrami paralajmëron “skenar krize” nga Kurti: Do ta përdorë edhe Albulena Haxhiun

Behrami: Fjalimi i Kurtit në Kuvend është nisje e fushatës, jo zgjidhje për krizën e çmimeve të naftës

Behrami: Fjalimi i Kurtit në Kuvend është nisje e fushatës, jo zgjidhje për krizën e çmimeve të naftës

Emisioni “Info Nata” 03.04.2026

Emisioni “Info Nata” 03.04.2026

Qorrolli: VV synon zgjedhjen e presidentit, jemi të gatshëm për kompromise – PDK do zgjedhje, jo zgjidhje

Qorrolli: VV synon zgjedhjen e presidentit, jemi të gatshëm për kompromise – PDK do zgjedhje, jo zgjidhje

Bërxuli: VV-ja po përcjell mesazhet te populli, opozita po çalon në organizim e targetim

Bërxuli: VV-ja po përcjell mesazhet te populli, opozita po çalon në organizim e targetim

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.04.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.04.2026

Behrami paralajmëron “skenar krize” nga Kurti: Do ta përdorë edhe Albulena Haxhiun

Behrami paralajmëron “skenar krize” nga Kurti: Do ta përdorë edhe Albulena Haxhiun

Behrami: Fjalimi i Kurtit në Kuvend është nisje e fushatës, jo zgjidhje për krizën e çmimeve të naftës

Behrami: Fjalimi i Kurtit në Kuvend është nisje e fushatës, jo zgjidhje për krizën e çmimeve të naftës

Osmani nesër ia dorëzon detyrën Haxhiut

Osmani nesër ia dorëzon detyrën Haxhiut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën