Federata portugeze e futbollit është duke punuar për të sjellë zëvendësuesin e Fernando Santos. Siç duket kombëtare luzitane pritet ta marrë ishi i Belgjikës, Roberto Martinez.
Martinez ka qenë në bisedime me Federatën e Futbollit të Portugalisë për ta zënë vendin e Fernando Santosit, i cili u largua pas eliminimit në çerekfinale të Botërorit në Katar. Gjithashtu 49-vjeçari ishte në bisedime edhe me Evertonin, por që është pranë marrëveshjes me Portugalinë.
Martinez nga Belgjika u largua pasi nuk arriti të kaloj as fazën grupore të Kupës së Botës “Katar 2022”, por që suksesi më i madh i tij me Belgjikën ishte vendi i tretë në Botërorin 2018.