TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Daçiq: Serbia dhe Kroacia ‘të garojnë në ndërtimin e paqes’

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Daçiq: Nëse Serbia do t’i vendoste sanksione Rusisë, do t’i dëmtonte interesat e veta

Ivica Daciq

Arsyeja e vizitës së Daçiqit në Zagreb është pritja e Krishtlindjeve e Këshillit Kombëtar Serb (SNV) në Kroaci, ku marrin pjesë edhe anëtarë të Qeverisë së Kroacisë.

Shefi i diplomacisë serbe tha se “marrëdhëniet më të mira” ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë janë para së gjithash në interes të popullit serb dhe kroat, por edhe të gjithë rajonit.

“Ardhja ime këtu përqon një mesazh të fortë për nevojën për bisedime dhe ripërcaktimin e marrëdhënieve aktuale ndërmjet Beogradit dhe Zagrebit. Ne nuk mendojmë njësoj për shumë çështje, por duhet të flasim dhe të merremi vesh. Prandaj edhe jemi sot këtu”, tha Daçiq.

Ai theksoi se ringjallja e dialogut konstruktiv midis Beogradit dhe Zagrebit, në baza të barabarta, është “e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e hapura që vazhdojnë të rëndojnë” marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

“Serbët dhe kroatët kanë shumë interesa të përbashkëta. Pavarësisht se çfarë ndodhi 10 apo 30 vjet më parë, ne duhet të shikojmë çështjet që lidhen me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Ne duhet të përpiqemi të gjejmë një interes të përbashkët edhe kur nuk mendojmë njësoj”, tha Daçiq.

Bashkë me Daçiqin, në pritjen e Krishtlindjeve në Këshillit Kombëtar Serb, të pranishëm janë edhe anëtarët e Qeverisë së Serbisë, ministrja për Integrim Evropian e Serbisë, Tanja Mishçeviq, ministri i të Drejtave të Njeriut dhe i Pakicave i Qeverisë së Serbisë dhe kryetari i Bashkimit Demokratik të Kroatëve në Vojvodinë, Tomislav Zhigmanov, si dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Të pranishëm janë edhe anëtarë të Qeverisë së Kroacisë, përfshirë kryeministrin Andrej Plenkoviq.

Nikoqiri, kryetari i Partisë së Pavarur Demokratike Serbe në Kroaci, Milorad Pupovac, tha se detyra kryesore e politikanëve serbë dhe kroatë është të heshtin gjuhën e urrejtjes.

“Në kontekstin aktual, veçanërisht është e rëndësishme të heshtet gjuhën e urrejtjes dhe çdo glorifikim i kriminelëve si heronj kombëtarë. Heshtja e zërave të urrejtjes është detyrë parësore për ne që flasim nga foltoret politike dhe kishtare”, tha Pupovac duke hapur tubimin.

Gjatë vitit të kaluar, zyrtarët e Serbisë dhe Kroacisë shkëmbyen retorikë të ashpër.

Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve fqinje u tronditën më tej nga rasti që Serbia nisi, në qershor të vitit 2022, kundër pilotëve kroatë, duke i akuzuar ata për krime lufte.

Prokuroria në Serbi i akuzoi pilotët se “hodhën raketa mbi një kolonë refugjatësh serbë”, të cilët po iknin para operacionit të ushtrisë kroate “Stuhia”, në gusht të vitit 1995.

Në gusht të vitit 2022, Gjykata e Apelit në Beograd konfirmoi vendimin gjyqësor, me të cilin u konfirmua aktakuza.

Ministri kroat i Drejtësisë, Ivan Malenica deklaroi, në gusht të vitit 2022, se aktakuza kundër pilotëve kroatë mund të bllokojë rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Një nga problemet më të mëdha në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve është çështja e të pagjeturve, të zhdukur gjatë luftës./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Një e katërta e lumenjve në Francë janë tharë nga thatësira dhe i nxehti ekstrem

Një e katërta e lumenjve në Francë janë tharë nga thatësira dhe i nxehti ekstrem

Joshua “i fortë” për Prengën, e nokauton në raundin e dytë

Joshua “i fortë” për Prengën, e nokauton në raundin e dytë

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën