TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pacientët e Onkologjisë detyrohen të hyjnë në borxh, ilaçet i sigurojnë vet

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Pacientët e Onkologjisë detyrohen të hyjnë në borxh, ilaçet i sigurojnë vet

Ai si çdo familjar që merr shërbime në këtë Klinikë, detyrohet t’i blej vetë ilaçet që shpesh herë kanë kosto të lartë.

Ata shpjegojnë se pothuajse çdo javë mungon ndonjë ilaç, ndërsa sasitë e mëdha që do t’i marrin janë barna tjerë që shfrytëzohen si zëvendësim.

Disa kanë pranuar të flasin para kamerës, e disa të tjerë kanë thënë se për të siguruar një ilaç janë detyruar të hyjnë edhe borxh.

EO mëson se javë më parë klinika ka mbetur pa ilaçin Herceptine, ndërsa tani nuk ka Imunoterapi.

Nga ShSKUK-ja nuk kanë dashur të flasin për këtë, teksa thirrjeve telefonike nuk iu është përgjigjur as drejtoresha e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raci.

Tolaj thotë se në mungesë të barnave janë detyruar t’i blejnë vetë, teksa ka fjalë miradije për stafin shëndetësor në këtë Klinikë.

“E kam shoqen këtu që tri vite. Ne detyrohemi me ble kur nuk ka, kur ka i falënderoj stafin mjekësor të cilët janë shumë të kujdesshëm. Kur nuk ka barna nuk janë fajtor këta (mjekët) por është fajtori është diku tjetër. Janë kosto të shtrenjta por deri tash nuk ka qenë nevoja që me ble shumë, kështu që tash po e shoh pacientët tjerë kur po vijnë, ka ndodh që për shkak të mungesës së barnave me u shty terapitë”, tha pacienti Tolaj.

E një tjetër që e ka sjellë shokun e tij në Onkologji, thotë se pacienti punon si punëtor higjiene.

Ai thotë se me pagën që e merr ai, detyrohet të blejë barna pasi në Onkologji nuk i kanë.

“Me emër nuk e di por e di që ka kushtuar 30 euro një barna. Këto 30 euro nuk janë pak për buxhetin tonë edhe për rrogat që i kemi. Realisht unë e kam sjellë shokun këtu pacient, po i ndihmojë me i ble barnat, normal me pare të tij dhe shoku është punëtor i higjienës, pra me rrogën e higjienistit duhet me u shëru”, tha ai, teksa shtoi se mjeku kujdestar i ka thënë që dy lloje të barnave janë detyruar t’i blejnë.

E një familjar tjetër, që ka dashur të mbesë anonim ka thënë se ilaçi më i shtrenjtë që është detyruar ta blejë ka kushtuar 160 euro. Madje, thotë se këtë ilaç e blenë për herë të tetë.

“Ilaçi më i shtrenjtë ka qenë 160 euro, që shumicën e rasteve e kemi blerë, nuk ka pas këtu në QKUK. Nuk ka pas as deksazon por që kujdesi është shumë i mirë. Por shpresoj se tash e mbas kjo Qeveri si ka premtuar ka me na dalë në ndihmë, sepse kemi menduar se janë vetëm tri terapi por kjo po vazhdojke shumë. I kam blerë 8 terapi dhe i kam të gjitha raportet dhe incizimet po duhet me i bë privat sepse mjeku po kërkon brenda dy-tri dite rezultatin, e me dashtë me e kry në QKUK po duhet me bë termin, ndërsa termini vjet ka qenë nga tetori deri në gusht nuk ka pas termin të lirë”, tha ai.

Ekonomia Online ka tentuar të marrë një përgjigje nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, por që të njëjtit nuk janë përgjigjur thirrjeve telefonike deri në publikimin e lajmit./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Miratohet në komision projektligji për buxhetin

​Miratohet në komision projektligji për buxhetin

Ellis i drejtohet trupit gjykues: Nëse zbatoni parimin e marrjes së provës, Krasniqi duhet të lirohet

Ellis i drejtohet trupit gjykues: Nëse zbatoni parimin e marrjes së provës, Krasniqi duhet të lirohet

Edhe Senegali uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Edhe Senegali uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Në Gjenevë mbyllet raundi i tretë i negociatave Rusi–Ukrainë të ndërmjetësuara nga SHBA-ja

Në Gjenevë mbyllet raundi i tretë i negociatave Rusi–Ukrainë të ndërmjetësuara nga SHBA-ja

Duele të forta në fazën “play-off” të Championsit

Championsi vazhdon me katër ndeshjet tjera “play-off”

​Miratohet në komision projektligji për buxhetin

​Miratohet në komision projektligji për buxhetin

Rusia shpenzon më shumë për të vdekurit sesa për ushtarët e gjallë në Ukrainë

Rusia shpenzon më shumë për të vdekurit sesa për ushtarët e gjallë në Ukrainë

Ellis i drejtohet trupit gjykues: Nëse zbatoni parimin e marrjes së provës, Krasniqi duhet të lirohet

Ellis i drejtohet trupit gjykues: Nëse zbatoni parimin e marrjes së provës, Krasniqi duhet të lirohet

Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e Bregut Perëndimor dhe shfuqizimin e Marrëveshjeve të Oslos

Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e Bregut Perëndimor dhe shfuqizimin e Marrëveshjeve të Oslos

Edhe Senegali uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Edhe Senegali uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Në Gjenevë mbyllet raundi i tretë i negociatave Rusi–Ukrainë të ndërmjetësuara nga SHBA-ja

Në Gjenevë mbyllet raundi i tretë i negociatave Rusi–Ukrainë të ndërmjetësuara nga SHBA-ja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën