TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mijëra persona mblidhen në Vatikan për varrimin e Papa Benediktit XVI

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Mijëra persona mblidhen në Vatikan për varrimin e Papa Benediktit XVI

Policia italiane ka thënë se pritet që deri në 100.000 persona do të mblidhen në Shën Pjetër, raportuan mediat italiane.

Papa Françesku pritet të udhëheqë ceremoninë mortore, ndërkaq në këtë ngjarje do të marrin pjesë krerë të shteteve dhe përfaqësues të mbretërive, pavarësisht se Benedikti kishte kërkuar që varrimi i tij të mos ishte një ngjarje e madhe. Vetëm Italia dhe Gjermania janë ftuar që të dërgojnë delegacione zyrtare dhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe ai italian, Sergio Mattarella, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Përveç tyre, në ceremoninë e varrimit janë ftuar edhe krerët e disa qeverive, katër kryeministra dhe dy delegacione të familjeve mbretërore. Po ashtu, në ceremoninë e varrimit do të marrë pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, së bashku me përfaqësuesin e Kosovës për Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari.

Sipas ritit të varrimit, arkivoli i Benediktit do të dërgohet nga bazilika dhe do të vendoset para altarit, ndërsa besimtarët do të thonë lutje. Ky ritual është i bazuar në kodin që është përdorur edhe për papët e tjerë që kanë vdekur, por në këtë rast janë bërë disa modifikime, pasi Benedikti nuk ishte papë në detyrë kur vdiq.

Pas meshës, arkivoli prej qiparisi i Benediktit do të vendoset brenda një arkivoli prej zinku, më pas në një arkivol të punuar me dru lisi dhe do të varroset në varrezat që gjenden nën bazilikë, ku dikur gjendej edhe varri i Papa Gjon Palit II. Më pas, arkivoli i Benediktit do të zhvendoset në katin e sipërm, në bazilikën kryesore.

Afër 200.000 persona bënë nderime para arkivolit të Benediktit gjatë tre ditëve të kaluara më Bazilikën e Shën Pjetrit.

Ish-kreu i Kishës Katolike, emri i vërtetë i së cilit ishte Joseph Ratzinger, vdiq më 31 dhjetor në moshën 95-vjeçare. Ai konsiderohej si një prej teologëve më të mirë të shekullit të 20-të dhe kaloi jetën e tij duke iu përmbajtur doktrinës së Kishës. Benedikti do të mbahet mend në histori për një akt të veçantë e revolucionar që ndryshoi të ardhmen e papatit: Ai u pensionua, duke u bërë papa i parë në gjashtë shekuj që u tërhoq nga drejtimi i Kishës Katolike./rel

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tirana në protestë për të 66-tën ditë radhazi kundër qeverisë

Tirana në protestë për të 66-tën ditë radhazi kundër qeverisë

14 vatra zjarri brenda 12 orësh në Shqipëri, 5 vijojnë të jenë aktive

14 vatra zjarri brenda 12 orësh në Shqipëri, 5 vijojnë të jenë aktive

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës akuzon Vuçiqin se ka futur grupe të armatosura të padeklaruara në BiH

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës akuzon Vuçiqin se ka futur grupe të armatosura të padeklaruara në BiH

Shqipëria nis procedurat për anulimin e koncesionit të Aeroportit të Vlorës

Shqipëria nis procedurat për anulimin e koncesionit të Aeroportit të Vlorës

Smajljaj: Heqja dorë e LDK-së nga kryeparlamentari bie ndesh me pretendimet se VV synon tri pozitat kryesore

Smajljaj: Heqja dorë e LDK-së nga kryeparlamentari bie ndesh me pretendimet se VV synon tri pozitat kryesore

“Info Nata”- 04.08.2026

“Info Nata”- 04.08.2026

Pritje deri në 1 orë e gjysmë në pikën kufitare Muçibabë

Pritje deri në 1 orë e gjysmë në pikën kufitare Muçibabë

Nesër kufizime të përkohshme për kamionët mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Tirana në protestë për të 66-tën ditë radhazi kundër qeverisë

Tirana në protestë për të 66-tën ditë radhazi kundër qeverisë

Xani: Kurti nuk do president që nuk e ka nën kontroll, prandaj mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje

Xani: Kurti nuk do president që nuk e ka nën kontroll, prandaj mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje

Pozhari pas takimit Kurti-Abdixhiku: Jam kurreshtar për datën e zgjedhjeve

Pozhari pas takimit Kurti-Abdixhiku: Jam kurreshtar për datën e zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën