TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Mbi një mijë profesionistë shëndetësorë kanë braktisur sistemin publik

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Haxhiu: Mbi një mijë profesionistë shëndetësorë kanë braktisur sistemin publik

Haxhiu madje tha se mbi 1 mijë profesionistë shëndetësorë kanë lëshuar sistemin publik shëndetësor brenda vitit 2022.

“Nëse flasim për ikjen e profesionistëve shëndetësorë unë po iu flas me shifra të sakta, që janë mbi një mijë profesionistë shëndetësorë që kanë braktisur Kosovën gjatë vitit 2022. Janë 220 mjekë, janë mbi 600 infermierë, mbi 200 fizioterapeutë dhe profesionistë tjerë që kanë braktisur sistemin shëndetësor publik dhe kanë kaluar ose në sistemi shëndetësor privat ose kanë ikur nga vendi”, u shpreh Haxhiu.

Ai tha se një ikje të tillë të profesionistëve shëndetësorë Kosova nuk e ka pasur asnjëherë deri tani.

Sipas tij, Qeveria Kurti është duke e përdorur sektorin e shëndetësisë për interesa të ngushta dhe përfitime individuale e grupore brenda Vetëvendosjes, teksa theksoi se raporti i Auditorit për vitin 2021 ka evidentuar 14 gjetje të reja.

“Shëndetësia nuk është prioritet i Qeverisë Kurti. Më shumë është duke e përdorur për interesa të ngushta klanore dhe grupore, për përfitime individuale brenda lëvizjes Vetëvendosje, kishte edhe përplasje edhe përbrenda koalicionit  mes VV-së dhe Listës Guxo. Dhe ju tani nëse i referoheni raportit të auditorit për vitin 2021 e shihni që aty ka pasur një mal me keqpërdorime, unë e përcjelli këtë sektor me vite të tëra mirëpo auditori po e marr shembull ShSKUK-në, ka evidentuar 17 gjetje, prej tyre 14 gjetje të reja”, tha ai.

I ftuar në emisionin “Info Nata”, deputeti i PDK-së, mes tjerash tha se njerëzit të cilët kanë udhëhequr me sektorin e shëndetësisë në vend se të vihen para përgjegjësisë sipas tij, të njëjtit janë favorizuar dhe avancuar nga Qeveria Kurti.

Madje Haxhiu tha se për t’i mbuluar gjithë dështimet në sektorin e shëndetësisë, kryeministri Kurti u vetemërua në krye të komisionit ekzekutiv për shëndetësi.

“Pra brenda një viti janë evidentuar 14 gjetje të reja kjo është shqetësuese, pastaj njerëzit të cilët kanë menaxhuar me këtë sektor në vend se të vendosen para përgjegjësisë ata janë favorizuar dhe avancuar nga Qeveria Kurti, për çka u kam kërkuar llogari edhe nga kryeministri në seancën në Kuvend. Dhe në fund në muajin shtator për të mbuluar dështimin në sektorin e shëndetësisë, Kurti e vetemëroi veten e tij në komisionin ekzekutiv për shëndetësi, për të justifikuar dështimin në këtë sektor dhe për të bërë presion në ministrin Latifi që ai të ikë për Amerikë”, tha tutje ai./teve1.info.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Kosova lider në Ballkan për rritjen e investimeve të huaja në 2025

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën