TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pesë gjëra që mund të ndihmojnë kundër gërhitjes

by tëvë1
4 vjet ago
1
A A
Pesë gjëra që mund të ndihmojnë kundër gërhitjes

Rregulloni peshën e trupit tuaj

Njerëzit mbipeshë kanë dy herë më shumë gjasa të gërhijnë gjatë natës sesa njerëzit me peshë normale. Shpjegimi është shumë i thjeshtë: njerëzit obezë kanë yndyrë të tepërt në zonën e qafës, e cila ngushton rrugët e tyre të frymëmarrjes dhe shkakton gërhitje. Me fjalë të tjera, nëse hiqni kilogramët e tepërt, është shumë e mundur që të shpëtoni edhe nga gërhitjet e pakëndshme të natës.

Ndryshoni pozicionin tuaj të gjumit

Gjumi në shpinë mund të çojë në një bllokim ose ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes. Gjegjësisht, kur hapni gojën duke qenë shtrirë në shpinë në gjumë, nofulla e poshtme relaksohet dhe bie poshtë, duke bllokuar pjesërisht kalimin e ajrit nëpër rrugët e frymëmarrjes, duke rezultuar në gërhitje.

Nëse keni vënë re se gërhitni duke fjetur në shpinë, është koha për të ndryshuar pozicionin tuaj dhe pozicioni më i rekomanduar është në krah. Por nuk është gjithmonë e lehtë të heqësh qafe zakonet e vjetra, kështu që mund të ndodhë që, kur të biesh më thellë në gjumë, të kthehesh përsëri në shpinë dhe të fillosh të gërhasësh.

Pi më shumë ujë

Hidratimi adekuat është gjithmonë i dëshirueshëm, veçanërisht për ata që gërhijnë. Gjegjësisht, dehidratimi çon në sekrecione në hundë, të cilat mund të shkaktojnë gërhitje. Për të shmangur këtë, përpiquni të pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës: rekomandimi është rreth 3,7 litra për burrat dhe 2,7 litra për gratë.

Lërini cigaren dhe alkoolin pas

Nëse konsumoni rregullisht alkool, veçanërisht para gjumit, kjo mund të jetë shkaku i gërhitjes. Gjegjësisht, pirja e alkoolit disa orë para se të shkoni në shtrat relakson muskujt e fytit dhe në këtë mënyrë shkakton gërhitje. Gjithashtu, ekziston një probabilitet i lartë që duhanpirësit të gërhijnë, duke pasur parasysh se pirja e duhanit irriton indet e fytit dhe shkakton inflamacion që rezulton me gërhitje.

Merrni një lagështues

Ajri i thatë mund të mos jetë shkaku kryesor i gërhitjes suaj, por sigurisht që mund ta përkeqësojë problemin. Kjo është arsyeja pse ju mund të merrni disa lagështues. /Telegrafi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vaj ulliri dhe Aloe Vera për një lëkurë të shkëlqyer dhe me elasticitet

Vaj ulliri dhe Aloe Vera për një lëkurë të shkëlqyer dhe me elasticitet

Përdorni sheqer për fytyrë të pastër dhe me shkëlqim

Përdorni sheqer për fytyrë të pastër dhe me shkëlqim

Disa veti të sodës bikarboni që nuk i keni ditur

Disa veti të sodës bikarboni që nuk i keni ditur

Pastrimi i këpucëve të lëkurës nga njollat

Pastrimi i këpucëve të lëkurës nga njollat

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump njofton armëpushim të menjëhershëm për objektivat energjetike mes Rusisë dhe Ukrainës

Komandanti i ushtrisë shqiptare vlerëson punën e Ulutash, rikonfirmon angazhimin në kuadër të KFOR-it

Komandanti i ushtrisë shqiptare vlerëson punën e Ulutash, rikonfirmon angazhimin në kuadër të KFOR-it

Mungesa të mëdha te Liverpooli ndaj City-t, ja formacionet zyrtare

Mungesa të mëdha te Liverpooli ndaj City-t, ja formacionet zyrtare

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Profesori universitar jep disa shembuj pse Radio Policia “nuk është një ide normale”

Një person në Rahovec sulmon zyrtarët policorë

Gjendet në Vushtrri vetura e vjedhur muaj më parë në Prizren

86 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, u shqiptuan 2532 gjoba

Aksident trafiku në Novosellë të Pejës, katër persona përfundojnë të lënduar

Policia e Kosovës identifikon shoferët që po “fluturonin” në rrugë: 197 km/h aty ku kufiri është 80 km/h!

Policia e Kosovës identifikon shoferët që po “fluturonin” në rrugë: 197 km/h aty ku kufiri është 80 km/h!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën