TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rashiq: Ne si serbë vendorë duhet të jemi të përkushtuar për bashkëjetesë me shqiptarët

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Rashiq: Është niveli më i ulët i marrëdhënieve shqiptaro-serbe, Kurti nuk ka bërë asgjë

Kështu e përshkruan Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, veprimtarinë e politikanëve serbë të Kosovës, të cilët, siç thotë, nuk mendojnë njësoj si autoritetet e Serbisë dhe as ato të Kosovës.

Në Kosovë, partia më e madhe e serbëve është Lista Serbe, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar. Në dhjetë vjetët e fundit, ajo i ka fituar si zgjedhjet lokale, ashtu edhe ato të përgjithshme.

Rashiq, nga Partia Demokratike Progresive serbe, u emërua ministër pasi paraardhësi i tij nga Lista Serbe dha dorëheqje në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Dorëheqje, në fakt, dhanë të gjithë serbët nga veriu – si nga niveli lokal, ashtu edhe ai qendror i Kosovës – dhe në këtë vendim u mbështetën nga autoritetet në Serbi.

“Çfarëdo që thoni, do t‘ju cilësojnë si tradhtarë”

Rashiq thotë se mendimi i tij politik nuk është i njëjtë me atë të pushtetit në Serbi dhe as të pushtetit në Kosovë. Në këtë pikë, siç thotë ai, gjendet ndërmjet përplasjeve të Beogradit dhe Prishtinës.

“Unë, gjatë gjithë kohës, po përpiqem të jem politikan i moderuar, pikërisht për shkak se neve na duhet, mbi të gjitha, bashkëpunim dhe mundësi për bashkëjetesë. Ne, si serbë vendorë, duhet të jemi pragmatikë, të moderuar dhe tërësisht të përkushtuar për bashkëjetesë me shqiptarët. Duhet ta kuptoni se sa e vështirë dhe komplekse është kjo, sepse çfarëdo që thoni, dikush do t’ju cilësojë si ‘të papërshtatshëm’, ‘të keq’, ‘tradhtar’. Praktikisht, ne e kemi situatën që jemi të refuzuar nga njëra palë dhe jemi të papranueshëm nga pala tjetër”, thotë Rashiq për REL

Ai nuk sqaron se pse ndihet i papranueshëm në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama: 1 Tetori 1997, akt politik dhe rezistencë e studentëve

Rama: 1 Tetori 1997, akt politik dhe rezistencë e studentëve

FSPTSPK kërkon përfshirjen e punonjësve në sektorin privat në pagën e 13-të

FSPTSPK kërkon përfshirjen e punonjësve në sektorin privat në pagën e 13-të

Haxhiu pret në takim Von der Leyen

Haxhiu pret në takim Von der Leyen

Për shkak të protestës në aeroport, autokolona e Ursula von der Leyen kalon nëpër zona bujqësore në Harilaq

Për shkak të protestës në aeroport, autokolona e Ursula von der Leyen kalon nëpër zona bujqësore në Harilaq

Protestat e nxënësve përhapen në Francë duke bllokuar dhjetëra shkolla dhe universitete

Protestat e nxënësve përhapen në Francë duke bllokuar dhjetëra shkolla dhe universitete

Rama: 1 Tetori 1997, akt politik dhe rezistencë e studentëve

Rama: 1 Tetori 1997, akt politik dhe rezistencë e studentëve

Iraku vendos afat për çarmatimin e grupeve jashtë kontrollit shtetëror

Iraku vendos afat për çarmatimin e grupeve jashtë kontrollit shtetëror

Debutoi me Skënderbeun në Korçë, Finlandë-Shqipëri i besohet një irlandezi

Debutoi me Skënderbeun në Korçë, Finlandë-Shqipëri i besohet një irlandezi

Muriqit i rritet vlera me 2.5 milionë euro

Muriqit i rritet vlera me 2.5 milionë euro

FSPTSPK kërkon përfshirjen e punonjësve në sektorin privat në pagën e 13-të

FSPTSPK kërkon përfshirjen e punonjësve në sektorin privat në pagën e 13-të

Haxhiu pret në takim Von der Leyen

Haxhiu pret në takim Von der Leyen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën