Në këtë aksident ku janë përshirë dy vetura në njërën nga to është gjetur edhe një armë zjarri dhe pesë fishekë, ka bërë të ditur Policia për teve1.info.
“Sot rreth orës 03:00 ne rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Zyrtarët nga njësiti i trafikut, në njërën nga veturat e aksidentuara, kanë gjet dhe sekuestruar një armë zjarri dhe pesë fishekë”, ka thënë zëdhënësja Flora Ahmeti për teve1.info.
Ajo ka bërë të ditur se me këtë në stacionin policor Qendra, është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që procedurat policore ndaj personit të dyshuar do të kryhen pasi i njëjti të përfundoj trajtimin mjekësor.