TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Numri i vogël i inspektorëve në kryeqytet, sfidë për Drejtorinë e Inspekcionit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Numri i vogël i inspektorëve në kryeqytet, sfidë për Drejtorinë e Inspekcionit

Ai tha se kërkesat kryesore të qytetarëve kanë qenë lirimi i hapësirave të uzurpuara dhe që në fillim të mandatit të tij është marrë më këtë çështje.

“Që nga marrja e kësaj detyre kam vërejtur që ankesat kryesore të qytetarëve kanë qenë të orientuara në drejtim të lirimit të hapësirave të uzurpuara, prandaj edhe fokusi ynë ka qenë i drejtuar në këtë drejtim. Kemi filluara me lirimin e hapësirave duke nisur në pjesën e Tokbashqes, në pjesën e QKUK-së ku kemi larguar lodrat të cilat kanë qëndruar aty me vite të tëra dhe sot për fat të mirë ato janë hapësira që po shndërrohen në parqe. Për të vazhduar pastaj me sheshet qendrore të Prishtinës, me hapësirat mbi Kurriz të njohura si hapësira rekreative, dhe me mjaftë zona të tjera të cilat them të vërtetën kanë ndikuar në krijimin e një imazhi tjetër të qytetit. Kjo është pjesa e ndërhyrjeve që kemi bërë e të mos flasim për tentim uzurpimit të hapësirave të cilat i kemi parandaluar”, tha ai në një intervistë për Ekonomia Online.

Dushi tha se kjo drejtori si sfidë kryesor ka numrin e vogël të inspektorëve, por sipas tij, edhe pse është shtuar numri i tyre në disa dikastere ky numër është i pamjaftueshëm.

“Po sfidat kryesore kanë qenë numri i vogël i inspektorëve, karshi zhvillimeve jashtëzakonisht të mëdha dinamike në kryeqytet, kemi pasur numër jashtëzakonisht të vogël duke përfshirë në sektorin e rendit komunal, sektorin e ndërtimit veçanërisht mund të i’u them që kam gjetur drejtorinë e Inspekcionit më vetëm 4 inspektorë të ndërtimit të cilët Prishtinën e kanë pasur të ndarë në katër zona të përgjithësisë dhe është dashtë të përcjellin gjithë këto ndërtime që zhvillohen në Prishtinë, për fat tani e kemi dyfishuar numrin, por edhe kjo është e pamjaftueshme, kemi po ashtu edhe mangësi të stafit tekë sektori pyjeve. Edhe në këtë drejtim kemi aprovuar dhe jemi në fazën finale të rekrutimit të një numri të stafit shtesë dhe një projekt tjetër që e kemi për rritjen e numrit dhe besoj që në finale do të kemi një numër të mjaftueshëm inspektorësh”, tha ai.

Sa i përket ndërtimeve pa leje drejtori tha se krahasuar me të kaluarën situata është më mirë, duke sqaruar se nuk ka raste të fillimit të ndërtimit të objekteve kolektive pa leje.Sipas tij, objektet pa leje kryesisht janë ndërtime të kategorisë së parë ose kategorisë që mund të konsiderohet familjare dhe janë në zona më periferike të qytetit.

“Ndërtimet pa leje unë konsideroj që megjithatë, në krahasim me atë çfarë na ka rënë që të dëgjojmë nga e kaluara do t’iu them që është një situatë më ndryshe, ka një ngritje të vetëdijes tekë ndërtimet pa leje. Përshembull nuk gjejmë raste të fillimit të ndërtimit të objekteve kolektive që fillojnë të ndërtohen pa leje.., tha ai.

Dushi tha se në kryeqytet problem i madh janë taksitë ilegale, që janë të regjistruar në komunat tjera dhe operojnë në Prishtinë si dhe autobusët të cilët frekuentojnë në qendër të qytetit pa leje.

“Probleme janë dy, taksi ilegal dhe taksit që janë të regjistruar në komunat për rreth kryeqytetit dhe vijnë operojnë në Prishtinë, dhe i kemi autobusët të cilët përkundër përcaktimit të qartë të linjave të tyre të qarkullimit shpesh here ndodh që i takojmë duke lëvizur edhe në pjesën qendrore të qytetit. Edhe në këtë drejtim jemi duke punuar edhe në vazhdimësi duke i përcjell do të thotë të njëjti në zonat të cilat e dimë që frekuentohen, dhe në bashkëpunim me policinë po provojmë që ti largojmë, ata gjobiten, ju konfiskohen tabelat, por megjithatë fluksi është i madh dhe ndonjëherë kemi mungesë kapacitetesh që të krijojmë ekipe të cilat do të qëndroni në vendet të cilat ata frekuentojnë. Problemet të cilat ata i shkaktojnë në komunikacion janë jashtëzakonisht të mëdha”, tha ai.

Dushi duke folur për ankesat që kanë qytetarët në lidhje me zhurmën e shkaktuar nga muzika e kafeve në kryeqytet tha se gjatë viti 2022 janë shqiptuar me qindra gjoba.

“Kemi organizuar aksione kohë pas kohe sidomos në ditë të cilat edhe mendohet që krijohet zhurma më e madhe që është fundjava. Sa i përket zhurmës, sa i përket tejkalimit të orarit të punës aksionet kanë qenë në vazhdimësi të koordinuara edhe me policinë e Kosovës dhe mund të ju them që ka me qindra gjoba të shqiptuara lokaleve të gastronomisë për këto dy arsye” tha ai.

Dushi pohoi se këtë viti sheshet e Prishtinës janë çliruar nga shitësit ambulant, duke shtuar se ata nuk do të lejohen më që hapësirat për lëvizjen e qytetarëve t’i përdorin ata.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Për 3 muaj, 10 raste të dhunimit seksual

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Katër ministri të reja pa buxhet, rrezikojnë të mbyllin mandatin pa bërë ndonjë punë

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër Lepenc” të lidhur ngushtë me Vuçiqin dhe Radoiçiqin

Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Gjermani

Barcelona në epërsi ndaj Realit në “El Clasico”

Barcelona në epërsi ndaj Realit në “El Clasico”

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Për 3 muaj, 10 raste të dhunimit seksual

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Katër ministri të reja pa buxhet, rrezikojnë të mbyllin mandatin pa bërë ndonjë punë

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër Lepenc” të lidhur ngushtë me Vuçiqin dhe Radoiçiqin

Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Gjermani

Hoti e Bajrami nuk morën pjesë në “tubimin e bashkimit” të LDK-së

Hoti e Bajrami nuk morën pjesë në “tubimin e bashkimit” të LDK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën