Sipas njoftimit të kësaj partie, konferenca do të mbahet në orën 11:00.
“Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës mbajnë të premten konferencë për media, para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas PDK-së, ky Ligj bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe parimet evropiane për administratën publike.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se presin rrëzimin e padiskutueshëm të këtij Ligji.
Sipas tij, misioni i ri i Qeverisë është “largimi masiv nga puna i zyrtarëve publikë, shantazhimi, politizimi dhe nënshtrimi i tyre”.
Teksa ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës, duke besuar në drejtësi, pret rrëzimin e padiskutueshëm të këtij Ligji.
Kundër këtij Ligji dolën edhe AAK e LDK të cilat e quajtën ligj që e shkel meritokracinë në administratë shtetërore.
Me ligjin e aprovuar nga Kuvendi i Kosovës, zyrtarët e administratës publike në Kosovë nga kontratat e përhershme kalojnë në kontrata 4-vjeçare dhe u shpallet konkursi për vend të punës çdo 4 vite./teve1.info./