Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka shkruar se mediet duhet të punojnë lirshëm nga kërcënimet me dhunë e frikësim.
“SHBA-ja i bashkohet Asociacionit t Gazetarëve të Kosovës – AGK dhe Bashkimit Evropian në Kosovë për të dënuar fuqishëm sulmin e fundit në seri kundër gazetarëve të Kosovës. Mediat duhet të jenë në gjendje të punojnë lirshëm nga kërcënimet me dhunë dhe frikësim. Gazetaria e lirë dhe e pavarur është gurthemel i demokracisë”, ka shkruar Hovenier në Twitter./teve1.info/.
The United States joins @AGK_AJK and @EUKosovo in strongly condemning the latest in a series of attacks against Kosovan journalists. Media must be able to work free from threats of violence and intimidation. A free, independent press is the bedrock of democracy.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 26, 2022