TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zelensky paralajmëron ukrainasit për sulme të mundshme ruse gjatë festave

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Zelensky: Ne do t’i jepnim fund luftës nëse Ukraina do të kishte armë më të mira

“Me afrimin e sezonit të festave, terroristët rusë mund të aktivizohen përsëri”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm.

Presidenti u takua me udhëheqësit ushtarakë ukrainas më 23 dhjetor, pasi u kthye në Kiev nga Uashingtoni, ku tha se ushtria po përgatitet për muajt e ardhshëm dhe vitin e ardhshëm.

“Detyrat tona mbesin të pandryshuara. Ky është çlirimi i tokës sonë, është siguria për popullin tonë, rindërtimi i vendit tonë pas sulmeve ruse. Këto janë komponentët e fitores së Ukrainës, që ne po u ofrohemi hap pas hapi”, tha ai.

Vizita e Zelenskyt në SHBA më 21 dhjetor ishte e para pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt. Ai tha se ndihma e SHBA-së për Ukrainën është vendimtare.

Në Shtëpinë e Bardhë, ai zhvilloi një takim me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, me të cilin diskutoi ndihmën dhe rrjedhën e luftës. Ai, po ashtu, zhvilloi bisedime me udhëheqësit e Kongresit nga të dyja partitë.

Biden shpalli një paketë të re ndihme për Ukrainën – në vlerë prej 1.85 miliard dollarësh – e cila përfshin edhe një bateri të sistemit mbrojtës raketor, Patriot.

Zelensky tha se sistemi Patriot është pjesa më e fuqishme e paketës së re.

Megjithatë, ky sistem nuk do të pozicionohet menjëherë, sepse trupat amerikane fillimisht duhet t’i trajnojnë forcat ukrainase se si ta përdorin dhe mirëmbajnë atë.

Patrioti konsiderohet si një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore amerikane dhe ofron mbrojtje kundër avionëve, raketave lundruese dhe atyre balistike./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Funeral masiv në qytetin e Gazës për 112 të vrarë në të njëjtin sulm izraelit të vitit 2023

Funeral masiv në qytetin e Gazës për 112 të vrarë në të njëjtin sulm izraelit të vitit 2023

Huthët e Jemenit thonë se kanë goditur me dronë aeroportin Najran në Arabinë Saudite

Huthët e Jemenit thonë se kanë goditur me dronë aeroportin Najran në Arabinë Saudite

Delegacionet libaneze dhe izraelite takohen në Romë për bisedime direkte

Delegacionet libaneze dhe izraelite takohen në Romë për bisedime direkte

SHBA miraton marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh për ushtrinë e Shqipërisë

SHBA miraton marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh për ushtrinë e Shqipërisë

Juventusi siguron sulmuesin Sorloth

Juventusi insiston për Sorlothin

Kosova U19 grumbullohet në Hajvali

Kosova U19 grumbullohet në Hajvali

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Asllani zëvendëson Diomanden te Leipzigu

Kurti: Prishtina 2030 mundësi për të dëshmuar kapacitetin organizativ të Kosovës

Kurti: Prishtina 2030 mundësi për të dëshmuar kapacitetin organizativ të Kosovës

Funeral masiv në qytetin e Gazës për 112 të vrarë në të njëjtin sulm izraelit të vitit 2023

Funeral masiv në qytetin e Gazës për 112 të vrarë në të njëjtin sulm izraelit të vitit 2023

Egnatia e Dinamo, gati për duelet evropiane

Egnatia e Dinamo, gati për duelet evropiane

Pse e zgjodhën forcat serbe fshatin Kalludër e Vogël për t’i fshehur gjurmët e krimit?

Zbulimi i lokacioneve me mbetje mortore, Bajrami i shkruan Sorensenit: Të ofrohet mbrojte për personat që japin informacione  

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën