TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK: 1,600 persona do të mbesin pa punë me Ligjin për zyrtarët publikë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Abelard Tahiri: Kurti me fjalimin e tij prishi ditën solemne të 14-vjetorit të Pavarësisë

Për këto arsye, javën e ardhshme kjo parti këto dy ligje do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Të dy Ligjet ai për pagat dhe Ligji për zyrtarët publik karakterizohen nga shkeljet të shumta të Kushtetutës së Kosovës, të drejtave të njeriut, në rastin e shërbyesve civil dhe po ashtu nga shkeljet e detyrimeve që Kosova ka marr karshi Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes Asociim-Stabilizimit sepse ne në këtë marrëveshje në nenin 120 kemi përcaktuar dhe kemi marr përsipër që do t’i implementojnë të gjitha parimet e administratës publike ne nivel të BE-së, gjitha këto parime shkelen nëpërmjet ligjit për zyrtarët publik”, është shprehur ai.

Gruda ka theksuar se me Ligjin për zyrtarë publik do të dalin nga puna 1,600 zyrtarë publikë, dhe sipas tij, në këtë mënyrë Qeveria do t’i punësojë personat e vetë.

“Ligji për zyrtarët publikë ka disa defekte serioze. Ky ligj i nxjerrë nga puna 1,600 persona në Kosovë, nëse ky ligj hyn në fuqi 1,600 persona që punojnë në sektorin publikë do të mbetën pa punë. Pozitat e tyre do të dalin në konkurs publik, kur dalin në konkurs publik ne e dimë se si punësohen njerëzit nga kjo Qeveri se e kemi përvojën. Punësimi familjar dhe ai politik nuk fshehën më, është në sipërfaqe është bërë normë. E dyta, pozitat e gjithë këtyre zyrtarëve bëhen me mandat 4-vjeçar, pra bëhen mandat sikurse e stafit politikë, që do të ishte shkatërrim i administratës. Mund të jetë interes i partisë sot në pushtet që t’i fusë 1,600, aty është qëllimi, mund të jetë edhe në interes e një partie që mund të vijë nesër. Ata nuk mund të nxirren nga puna në këtë mënyrë, është shkelje e të drejtave Kushtetuese të tyre”, ka shtuar ai.

Sa i përket Ligjit për pagat, Gruda ka thënë se ky është një rast i pa precedent sepse ligji është miratuar pa ditur vlerën e koeficientit. Sipas tij, koeficienti me këtë ligj do të caktohet me vendim qeveritar.

“Në rastin e ligjit të pagave kemi të bëjmë me një rast të pa precedent kur miratohet ligji i pagave dhe as kush nuk e dinë se sa e ka pagën. Është lënë që koeficienti të vendoset përmes një vendimi qeveritarë, efektivisht kjo do të thotë që paga e çdo personi që punon në sektorin publik nuk caktohet me këtë ligj, caktohet me vendim qeveritarë që e cakton koeficentitn. Kjo i shkel parimet e sundimit të ligjit që kanë të bëjnë me parashikueshmërinë, me transparencën dhe besojmë që në këtë pikë edhe Gjykata Kushtetuese do të jetë në vijë të njëjtë në mendimin tonë. Po ashtu me këtë ligj ulen paga e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Po ashtu ky ligj bie ndesh me ligjin për Gjykatat dhe ligjin për Prokurorin e shtetit. Defekt tjetër i këtij ligji është se shërbyes të caktuar publikë trajtohen në mënyrë diskriminuese, zyrtarët publikë të një komune të vogël do të marrin pagë më të vogël se zyrtarët publik të një komunë të madhe”, tha ai.

Ai shtoi se të gjitha këto të gjetura dhe me gjitha argumentet që i ka thënë Zyra e Bashkimit Evropian do të dërgohen javën e ardhshme në Gjykatën Kushtetuese./EO

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shoqata e Qumështorëve: Vaji i palmës duhet të ndalohet në fabrikat e përpunimit të qumështit

Shoqata e Qumështoreve kërkon të ndalohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Kurti: Prishtina 2030 mundësi për të dëshmuar kapacitetin organizativ të Kosovës

Kurti: Prishtina 2030 mundësi për të dëshmuar kapacitetin organizativ të Kosovës

Pse e zgjodhën forcat serbe fshatin Kalludër e Vogël për t’i fshehur gjurmët e krimit?

Zbulimi i lokacioneve me mbetje mortore, Bajrami i shkruan Sorensenit: Të ofrohet mbrojte për personat që japin informacione  

GAP: Rritet transparenca buxhetore në komunat e Kosovës

GAP: Rritet transparenca buxhetore në komunat e Kosovës

Shoqata e Qumështorëve: Vaji i palmës duhet të ndalohet në fabrikat e përpunimit të qumështit

Shoqata e Qumështoreve kërkon të ndalohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

KFF Mitroviva gati për ndeshjen me SK Brann

KFF Mitroviva gati për ndeshjen me SK Brann

Juventusi siguron sulmuesin Sorloth

Juventusi insiston për Sorlothin

Kosova U19 grumbullohet në Hajvali

Kosova U19 grumbullohet në Hajvali

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Asllani zëvendëson Diomanden te Leipzigu

Kurti: Prishtina 2030 mundësi për të dëshmuar kapacitetin organizativ të Kosovës

Kurti: Prishtina 2030 mundësi për të dëshmuar kapacitetin organizativ të Kosovës

Funeral masiv në qytetin e Gazës për 112 të vrarë në të njëjtin sulm izraelit të vitit 2023

Funeral masiv në qytetin e Gazës për 112 të vrarë në të njëjtin sulm izraelit të vitit 2023

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën