Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius.
Të dielën mot kryesisht i qetë, me vranësira të pjesshme dhe rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius.
Gjatë fundjavës do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.