TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rusia: Raketat “mjaft të vjetra” amerikane në Ukrainë nuk do të na pengojnë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Do të vendosen nga Rusia deri në 1000 mercenarë në Ukrainë

Megjithëse sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot konsiderohet gjerësisht si i avancuar, Presidenti Vladimir Putin e quajti atë si “mjaft të vjetër”, duke u thënë gazetarëve se Moska do të gjente një mënyrë për ta luftuar atë.

Në të njëjtën kohë, ai tha se Rusia dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe se kjo do të përfshinte në mënyrë të pashmangshme një zgjidhje diplomatike.

“Qëllimi ynë nuk është të vazhdojmë konfliktin ushtarak, por përkundrazi, t’i japim fund kësaj lufte”, tha Putin.

“Ne do të përpiqemi t’i japim fund kësaj dhe sa më shpejt aq më mirë, natyrisht”, tha ai.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se Putini “ka treguar absolutisht zero indikacione se ai është i gatshëm të negociojë” një fund të luftës.

“Gjithçka që ai (Putini) po bën në tokë dhe në ajër flet për një njeri që dëshiron të vazhdojë të shfaq dhunën mbi popullin ukrainas (dhe) të përshkallëzojë luftën,” u tha Kirby gazetarëve.

Rusia ka thënë vazhdimisht se është e hapur për negociata, por Ukraina dhe aleatët e saj dyshojnë për një dredhi për të blerë kohë pas një sërë humbjesh dhe tërheqjesh ruse në fushën e betejës që kanë lëvizur vrullin e luftës 10-mujore në favor të Ukrainës.

Ndërkohë, Presidenti i Ukrainës Zelensky u kthye nga udhëtimi i tij i parë jashtë vendit gjatë kohës së luftës, i mbështetur nga Presidenti amerikan Joe Biden të mërkurën.

“Ne po kthehemi nga Uashingtoni me rezultate të mira. Me diçka që do të ndihmojë vërtet,” tha Zelensky në Telegram.

Administrata Biden njoftoi se do të japë 1.85 miliardë dollarë të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë një sistem të raketave Patriot, pasi Zelensky filloi vizitën e tij.

Por vizita lë shumë pyetje pa përgjigje, duke përfshirë mënyrën se si ndihma ushtarake e SHBA-së mund të evoluojë, nëse mbështetja e Kongresit të SHBA-së do të zgjasë dhe si do të përfundojë lufta.

Putin ka thënë më parë se sanksionet kundër Rusisë nuk do ta bëjnë atë të ndryshojë pozicionin e saj ndaj Ukrainës dhe furnizimet me armë perëndimore vetëm do ta zvarrisin konfliktin. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vlora Hyseni flet për herë të parë pas arrestimit

Vlora Hyseni flet për herë të parë pas arrestimit

SHBA-ja fton Putinin në Samitin e G20-ës

SHBA-ja fton Putinin në Samitin e G20-ës

Netanyahu shkurton vizitën në Nju Jork pas paralajmërimeve për sigurinë

Netanyahu shkurton vizitën në Nju Jork pas paralajmërimeve për sigurinë

Gjykata rikthen aksesin në Shtëpinë e Bardhë për CNN, MS NOW dhe Politico

Gjykata rikthen aksesin në Shtëpinë e Bardhë për CNN, MS NOW dhe Politico

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku: Protestat në mbrojtje të UÇK-së do të vazhdojnë çdo ditë deri në liri

A mund të zhbëhet Gjykata Speciale? – Flasin juristët

Vizitat në paraburgim tek Hashim Thaçi, Haga merr një vendim

Vlora Hyseni flet për herë të parë pas arrestimit

Vlora Hyseni flet për herë të parë pas arrestimit

SHBA-ja fton Putinin në Samitin e G20-ës

SHBA-ja fton Putinin në Samitin e G20-ës

PDK: Sakrifica e Afrim Bunjakut mbetet dëshmi e guximit, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun

PDK: Sakrifica e Afrim Bunjakut mbetet dëshmi e guximit, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun

Haxhiu nuk jep detaje për hapat pas vendimit të Kushtetueses: Për tema të tjera flasim nesër

Haxhiu nuk jep detaje për hapat pas vendimit të Kushtetueses: Për tema të tjera flasim nesër

Netanyahu shkurton vizitën në Nju Jork pas paralajmërimeve për sigurinë

Netanyahu shkurton vizitën në Nju Jork pas paralajmërimeve për sigurinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën