Në votim nuk mori pjesë opozita e cila e kundërshtoi këtë ligj, derisa kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe 3 deputetë të shumicës në Kuvend abstenuan.
Paraprakisht ligji u kundërshtua nga PDK e cila kërkoi tërheqjen e tij nga Qeveria dhe AAK e LDK të cilat e quajtën ligj që e shkel meritokracinë në administratë shtetërore.
Me ligjin e aprovuar nga Kuvendi i Kosovës, zyrtarët e administratës publike në Kosovë nga kontratat e përhershme kalojnë në kontrata 4-vjeçare dhe u shpallet konkursi për vend të punës çdo 4 vite.