TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA-ja i dërgon Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë prej 1.85 miliard dollarë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
SHBA-ja i dërgon Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë prej 1.85 miliard dollarë

Në këtë paketë të ndihmës përfshihen edhe raketat Patriot.

Njoftimi vjen disa orë para se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të arrijë në Uashington, në vizitën e tij të parë në SHBA që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit të tij më 24 shkurt.

Në paketë përfshihen armë dhe pajisje nga stoqet e Pentagonit, në vlerë prej 1 miliard dollarë, përfshirë edhe raketat Patriot. Po ashtu, 850 milionë të kësaj pakete të ndihmës do të merren nga Nisma për Ndihmë të Sigurisë së Ukrainës.

Ndihma e re po ashtu përfshin financim për sisteme të komunikimit satelitor, që me gjasë do të përfshijë rrjetin e sistemit satelitor të SpaceX Starlink, që është në pronësi të Elon Musk.

“Përderisa Rusia vazhdon sulmet brutale ndaj infrastrukturës kritike të Ukrainës, SHBA-ja mirëpret presidentin Volodymyr Zelensky në Uashington sot, për të dëshmuar përkushtimin tonë të palëkundur për popullin ukrainas”, tha përmes një deklarate sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Ai tha se SHBA-ja do të ofrojë “kapacitete shtesë ushtarake për të ndihmuar Ukrainën që të mbrojë veten nga sulmi i paprovokuar dhe brutal i Rusisë”.

Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas kanë kërkuar nga liderët perëndimorë që t’i ofrojnë Ukrainës armë më të avancuara, përfshirë Patriot, në mënyrë që të luftojnë kundër Rusisë.

Patriot është sistemi raketor tokë-ajër që Perëndimi deri më tash i ka ofruar Ukrainës./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

12 persona janë vrarë nga një sulm në aeroportin e kryeqytetit saudit, Riad

12 persona janë vrarë nga një sulm në aeroportin e kryeqytetit saudit, Riad

Trump: Ka ardhur koha që Ukraina të zgjedhë një president të ri

Trump: Ka ardhur koha që Ukraina të zgjedhë një president të ri

41 të vrarë në një sulm me dron në Sudan

41 të vrarë në një sulm me dron në Sudan

Kroacia heq taksën mbi pensionet

Kroacia heq taksën mbi pensionet

Grabitje në Gjakovë, një gruaje i merren para nën kërcënimin e thikës

Grabitje në Gjakovë, një gruaje i merren para nën kërcënimin e thikës

Policia e Kosovës arreston në Shtime personin e kërkuar për trafikim me njerëz

Arrestohet një person për të shtëna me armë në Leposaviq

Tre persona në Prishtinë dyshohet se dhunuan një shtetase të huaj

Gruaja denoncon në polici burrin dhe vjehrrin në Gjakovë

Policia shqipton mbi 2,100 gjoba trafiku brenda 24 orëve

Raportohet zhdukja e një vajze në Vushtrri

Raportohet zhdukja e një vajze në Vushtrri

Plagoset aksidentalisht me armë zjarri një person në Caparc të Prizrenit

Plagoset aksidentalisht me armë zjarri një person në Caparc të Prizrenit

Burri sulmon fizikisht bashkëshorten në Prishtinë dhe arratiset

Burri sulmon fizikisht bashkëshorten në Prishtinë dhe arratiset

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën