TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Vuçiq po shkel egërsisht marrëveshjen e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Një vit nga sulmi që kishte qëllim aneksimin e veriut, përgjegjësit ende në liri, Serbia e pandëshkuar

Sipas tij, presidenti dhe Qeveria e Serbisë mbetën të vetmuar në kundërshtimin e aplikimit zyrtar të Kosovës në BE.

“Presidenti dhe Qeveria e Serbisë, mbetën të vetmuar në kundërshtimin e aplikimit zyrtar të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE. Duke i dërguar letra shteteve anëtare të BE-së, që t’i nxisin për të kundërshtuar aplikimin tonë për anëtarësim në BE, Vučić-i po e shkel hapur dhe egërsisht marrëveshjen e tij të dashur të vitit 2013 (Marrëveshja Thaçi-Daçiq, 19 prill 2013) e cila në pikën 14 parashihte heqjen dorë nga kundërshtimi dhe pengimi i anëtarësimit të Kosovës në BE. Për mua e vetmja pikë me vlerë në atë marrëveshje është pika 14, sepse vetëm ajo siguron të ardhme demokratike, liberale e paqedashëse për të dyja shtetet në BE. Pikërisht për shkak të përmbajtjes së tillë, Serbia po e shkel kaq hapur një obligim të tillë”, ka shkruar Kurti në një reagim të tij.

Kryeministri Kurti ka thënë se procesi i nisur më 15 dhjetor në kryeqendrën çeke, Pragë, do të vazhdojë përmes bashkëpunimit me partnerët dhe miqtë.

“Procesi që filloi me dorëzimin e aplikimit zyrtar më 15 dhjetor në Pragë, në kuadër të Presidencës Çeke, do të vazhdojë me punën tonë dhe bashkëpunimin me partnerët e miqtë tanë. Një falënderim i veçantë për të gjithë zyrtarët shtetëror që ndihmuan në përgatitjen e këtij procesi dhe për zbatimin e reformave paraprake mbi të cilat e dëshmuam progresin tonë politik, ekonomik e juridik. I falenderoj të gjithë ata zyrtarë ndërkombëtar që reaguan në mbështetje të aplikimit tonë, dhe që po vazhdojnë të na mbështesin në këtë rrugëtim”, ka shënuar ai.

Sipas kryeministrit, Kosova do të bëhet anëtare kuptimplotë në Bashkimin Evropian dje Serbia nuk do të mund të pengojë.

“Asnjëherë”, ka shkruar Kurti në fund.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale

Osmani: Na duhet kompromis për formimin e tri institucioneve

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Sot nis verifikimi i votave me postë

Bajrami për rezultatin: Qytetarët ndëshkuan pushtetin, nga ne kërkojnë më shumë punë

Bajrami për rezultatin: Qytetarët ndëshkuan pushtetin, nga ne kërkojnë më shumë punë

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person në Obiliq për ngacmim seksual

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale

Osmani: Na duhet kompromis për formimin e tri institucioneve

“Dardanet” synojnë fitore në Gjibraltar

“Dardanet” synojnë fitore në Gjibraltar

Shpëtohet ekuipazhi i helikopterit sulmues amerikan që u rrëzua pranë Ngushticës së Hormuzit

Shpëtohet ekuipazhi i helikopterit sulmues amerikan që u rrëzua pranë Ngushticës së Hormuzit

Futsall: Drenica do titullin, Prishtina 01 duelin e tretë

Futsall: Drenica do titullin, Prishtina 01 duelin e tretë

Bie pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00, më e ulët se në dhjetor

DnV: Zgjedhjet sipas standardëve demokratike, por në një klimë të lodhjes zgjedhore

Ramadani beson në mbijetesën e Lecces

Torino sfidon ekipet gjermane për Ramadanin

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Asllani i hapur ti bashkohet Dortmundit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën