TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komiteti rekomandon ngritjen e katër akuzave penale ndaj Trumpit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Trump do të dëshmojë në hetime për aferat e kompanisë së tij

Kjo thirrje u bë pas përfundimit të hetimit lidhur me trazirat e dhunshme në ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar 2021, dhe ligjvënësit e quajtën hetimin si “udhërrëfyes drejt drejtësisë”.

Ndërsa mbyllën një prej hetimeve më shteruese dhe agresive që Kongresi ka zhvilluar ndonjëherë, shtatë demokratët dhe dy anëtarët republikanë të panelit rekomanduan akuza penale ndaj Trumpit dhe bashkëpunëtorëve të tij, që e ndihmuan atë të nisë një fushatë presioni të shumanshëm në tentim për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, zgjedhje që Trump i humbi.

Paneli po ashtu publikoi një përmbledhje të raportit të tij përfundimtar me gjetjet se Trump u përfshi “në një komplot shumëpjesësh” për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

Komiteti pretendon se Trump ka bërë katër shkelje penale, si në prag të trazirave, po ashtu edhe gjatë tyre. Ky komitet rekomandoi që Departamenti i Drejtësisë të ndjekë penalisht ish-presidentin amerikan.

Akuzat që ky komitet ka rekomanduar që të ngrihen ndaj Trumpit, janë konspiracion për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, pengim i procesit zyrtar të Kongresit, komplot për shtyrje në deklaratë të rreme dhe ndihmë në kryengritje.

Tani është në dorën e Departamentit të Drejtësisë të vendosë nëse do të ndjekë penalisht Trumpin apo persona të tjerë dhe mund t’i japë një epilog këtij hetimi që nga fillimi kishte në qendër Trumpin.

Kryetari i Komitetit, demokrati Bennie Thompson, tha se sistemi i drejtësisë mund të kërkojë llogaridhënie, duke shtuar se “kemi besimin e plotë se puna e këtij komiteti do të ndihmojë në ofrimin e një udhërrëfyesi për drejtësi”.

Sipas tij, Trump shkeli besimin që njerëzit kishin kur votuan gjatë zgjedhjeve demokratike.

“Ai humbi në zgjedhjet e vitit 2020 dhe e kuptoi këtë. Por, ai tentoi që të qëndronte në detyrë përmes skemave shumëpjesëshe me qëllim që të përmbyste rezultatin dhe të bllokonte transferimin e pushtetit”, tha Thompson.

Ndërkaq, republikania Liz Chaney, që ishte zëvendëskryetare e panelit, tha se çdo president në historinë amerikane ka mbrojtur transferimin normal të pushtetit, “përveç njërit”.

Komiteti po ashtu votoi me 9 vota për dhe asnjë kundër për raportin final, që përfshin gjetje, transkripte të intervistave dhe rekomandime legjislative.

Në raportin 154-faqësh, që u bë publik, u tha se Trump u përfshi “në komplot shumëpjesësh” për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve, duke bërë qëllimisht pretendime të rreme për mashtrime zgjedhore, duke i bërë presion Kongresit, duke kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë të përfshihet në përpjekjet e tij për përmbysjen e rezultatit që të qëndronte në pushtet. Po ashtu aty thuhet se për orë të tëra, Trump refuzoi t’u kërkonte mbështetësve të tij të largoheshin nga Kongresi më 6 janar.

Pavarësisht nëse do të ketë ndjekje penale ndaj Trumpit, në raportin e panelit janë dhënë detaje për përpjekjet e Trumpit që ta përmbysë rezultatin.

Ky panel do të shpërbëhet më 3 janar, kur Dhoma e Përfaqësuesve të merret nën udhëheqje nga republikanët. Paneli ka kryer mbi 1.000 intervista dhe ka mbajtur 10 dëgjime publike dhe ka mbledhur mbi 1 milion dokumente, që kur u formua në korrik të vitit 2021.

Më 6 janar të vitit 2021 u përleshën me policinë – duke lënduar shumë prej tyre – dhe duke lënë të vdekur disa persona. Më pas, mbështetësit e Trumpit hynë në Kongres, me qëllim që të pengonin certifikimin e fitores së demokratit Joe Biden, i cili fitoi zgjedhjet e vitit 2020. Mbështetësit e Trumpit përsëritën narrativin e ish-presidentit se zgjedhjet ishin të manipuluara. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani i përgjigjet propozimit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës

Irani i përgjigjet propozimit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës

Rama: Të mbyllim hendeqet për të siguruar një harmoni në Evropë

Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE

Luftëtarët rebelë vrasin të paktën 69 persona në verilindje të RD të Kongos

Luftëtarët rebelë vrasin të paktën 69 persona në verilindje të RD të Kongos

Izraeli deporton dy aktivistë të rrëmbyer të flotiljes me ndihma për Gazën

Izraeli deporton dy aktivistë të rrëmbyer të flotiljes me ndihma për Gazën

Abdixhiku: Po nisim një lëvizje të madhe e shprese për Republikën e Kosovës

Abdixhiku: Po nisim një lëvizje të madhe e shprese për Republikën e Kosovës

Barcelona – Real Madrid, derbi i mbrëmjes

Barcelona – Real Madrid, derbi i mbrëmjes

Rugova: Shpresoj që ky bashkim do të sjellë një fitore të madhe për LDK-në

Rugova: Shpresoj që ky bashkim do të sjellë një fitore të madhe për LDK-në

Sigal Prishtina e Peja obligohen nga FBK të mbajnë Kuvendet Zgjedhore

Trepça – Bashkimi, sonte në “Minatori”

Muriqi sfidon Mbappen

Muriqi sfidon Mbappen

Malisheva merr pikë në Ferizaj

Malisheva merr pikë në Ferizaj

Gashi i artë, Ukaj e bronztë në Ballkanik

Gashi i artë, Ukaj e bronztë në Ballkanik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën