TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Reagimet pas dënimit të Salih Mustafës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ekspertiza për viktimat, njohësit tregojnë nëse do të ketë ndikim në verdiktin e gjykatës

Ish-komandanti i UÇK-së u dënua me 26 vjet burgim të njësuar për krime lufte, përfshirë vrasje të paligjshme dhe torturë.

E pas shpalljes së këtij aktgjykimi nuk munguan reagimet.

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku tha se po të ishte Gjykata Speciale këtu në Kosovë, hapat se çfarë do të bënte kjo organizatë Kosova do t’i kishte parë.

“Po të ishte Gjykata Speciale këtu në Kosovë, hapat i kishit pa. Por ne nuk mund të bëjmë kurrfarë hapash këtu, përderisa kjo e ka selinë e vet në Hagë. Kuvendi i Kosovës është dashur të merret me këtë çështje sepse është turp për neve që ish kryeministri siç është i Britanisë së Madhe, ish liderë botërorë merren dhe akuzojnë Gjykatën Speciale që është gjykatë politike e Kuvendi i Kosovës, politikanët tanë nuk merren fare me këtë çështje është absurde, dhe e dëmshme për vet popullin tonë”, ka thënë Klinaku.

Kurse, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e ka quajtur këtë gjykatë të padrejtë dhe pa bazament.

Mehaj theksoi se beson në drejtësi dhe se do të merren hapa të duhur edhe për mbështetje.

“Gjykata është e padrejtë, pabazament, UÇK është një prej ushtrive më të përsosura, më të organizuara për mbrojtjen shtëpisë, familjeve dhe truallit vet. Prej këndit profesional por edhe personal është e fabrikuar nga Serbia dhe miqtë e tyre. Besoj në drejtësi dhe do të merren hapa të duhur edhe për mbështetje nga qeveria dhe partnerët e tjerë”, ka thënë Mehaj.

Ndërsa, Ramush Haradinaj, ish-kryeminsitër e ish-komandant i UÇK-së tha se beson fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së.

“Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër!”, ka thënë ai.

Për të këtë vendim ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,Memli Krasniqi. Ai tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është dhe do të mbetet gjithmonë krenaria jonë kombëtare.

“Dënimi i sotëm i Salih Mustafës, i tillë si u kumtua, është dënim i rëndë që nxitë indinjatë tek secili shqiptar”, ka thënë i pari PDK,

Edhe shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se vendimi i sotëm për dënimin me 26 vjet burgim për Sali Mustafën është si pasojë e një vendimi të Kuvendit për themelimin e kësaj gjykate.

Ky është aktvendimi i parë i këtij institucioni lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë, shtatë vjet pasi u themelua.Përveç Mustafës, të akuzuar për krime lufte janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtari tjetër i UÇK-së, Pjetër Shala.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nëntë punëtorë të vdekur brenda vitit, kërkohen më shumë masa sigurie

Nëntë punëtorë të vdekur brenda vitit, kërkohen më shumë masa sigurie

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Komuniteti egjiptian ofron kandidaturë konsensuale, reagojnë partitë politike

Komuniteti egjiptian ofron kandidaturë konsensuale, reagojnë partitë politike

“Keni durim” – Osmani në Mitrovicë, nuk e mohon as pohon ribashkimin me LDK-në

“Keni durim” – Osmani në Mitrovicë, nuk e mohon as pohon ribashkimin me LDK-në

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 30-të të Superligës së Kosovës

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 30-të të Superligës së Kosovës

Boksieria Sadiku mposhtet nga polakja Rygielska, federata thotë se u dëmtua

Boksieria Sadiku mposhtet nga polakja Rygielska, federata thotë se u dëmtua

Nëntë punëtorë të vdekur brenda vitit, kërkohen më shumë masa sigurie

Nëntë punëtorë të vdekur brenda vitit, kërkohen më shumë masa sigurie

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Komuniteti egjiptian ofron kandidaturë konsensuale, reagojnë partitë politike

Komuniteti egjiptian ofron kandidaturë konsensuale, reagojnë partitë politike

“Keni durim” – Osmani në Mitrovicë, nuk e mohon as pohon ribashkimin me LDK-në

“Keni durim” – Osmani në Mitrovicë, nuk e mohon as pohon ribashkimin me LDK-në

Ambasada britanike uron togerin e Kosovës që kreu trajnimin në Britani: Krenarë që mbështesim zhvillimin e FSK-së

Ambasada britanike uron togerin e Kosovës që kreu trajnimin në Britani: Krenarë që mbështesim zhvillimin e FSK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën