TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Reagon VV pas dënimit të Mustafës: Liria dhe pushtimi nuk barazohen kurrë!

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Avokati i Salih Mustafës: Ai nuk duhet të shpallet fajtor, nuk ka lidhje me akuzat për ndalim e maltretim

Sipas VV-së, dënimi i Mustafës me 26 vite, është i papranueshëm, teksa kanë theksuar se partia e tyre ishte e vetmja që nuk e ka votuar themelimin e Gjykatës Speciale në atë kohë.

“Liria dhe pushtimi nuk barazohen kurrë!. Salih Mustafa ka qenë luftëtar i lirisë. Ai bashkë me shokë e shoqe në UÇK u angazhuan për të mbrojtur kombin shqiptar të cilin Serbia dëshironte ta zhdukte prej Kosovës, gjatë viteve të pushtimit. Dënimi i Salih Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vite burg është i papranueshëm për ne. Shpresojmë që në shkallën e Apelit ish-luftëtari Salih Mustafa të pastrohet nga akuzat, të cilat nuk po duket se kanë dëshmi e prova për përgjegjësitë e tij direkte. Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe subjektet opozitare asokohe ishin të vetme subjekte politike që nuk e kanë votuar themelimin e Gjykatës Speciale”, thuhet në reagimin e tyre.

Madje kanë shkruar Kosova ka nevojë vetëm për institucione normale, pasi siç thanë ata, drejtësia e vendit duhet të funksionojë me gjykata normale e jo gjyqe speciale.

“Ne besojmë se Kosova nuk ka nevojë për zgjidhje speciale e eksperimente, por për institucione normale si të çdo vendi tjetër. Edhe drejtësia jonë duhet të rrjedhë nga funksionalizimi i gjykatave normale e jo duke themeluar gjyqe speciale. Mbi 12 mijë shqiptarë janë vrarë nga serbët e armatosur si ushtri, polici e paramilitarë. Mbi 20 mijë janë viktima të dhunës seksuale të përdorur si mjet lufte nga serbët. Ende të pagjetur janë 1653 persona, ndërsa në gjithë vitet e pasluftës janë zbuluar varreza masive me trupa shqiptarësh në Serbi. Mbi 200 mijë shtëpi, banesa, lokale, fabrika të shqiptarëve janë djegur e shkatërruar nga serbët deri para çlirimit në 12 qershor 1999”, kanë shkruar tutje.

Më tej, ata kanë shkruar se Serbia tani është e angazhuar vetëm në destabilizimin e Kosovës, teksa kanë përmendur edhe barrikadat e vendosura në veri të Mitrovicës.

“Vetë termi “spastrim etnik” u krijua në Serbi, si një lloj formule për të mos thënë gjenocid. E megjithatë vetëm 26 serbë janë dënuar për krime lufte. Millosheviqit nuk iu shqiptua dënim nga drejtësia ndërkombëtare. Në gjyqin e Stanishiqit, shefit të shërbimit sekret serb që themeloi paramilitarët dhe u përfshi direkt në gjenocid, pati ndikim politik që të mos dënohej rëndë. Sot Serbia është e angazhuar në destabilizimin e Kosovës, duke sponsorizuar kriminelë që ngrenë barrikada e që lënë të vdesin nga mungesa e mjekimit vetë qytetarët serbë të Kosovës. Ajo vazhdon të kërcënojë çdo ditë me luftë duke përmendur kthimin e trupave ushtarake në Kosovë ndërkohë që provon ta destabilizojë edhe Bosnjen e Malin e Zi”, kanë shkruar tutje.

Kujtojmë se gjykatësja Mapi Feld-Folia, ka thënë se dënimi i Mustafës është individual dhe nuk ka të bëjë me luftën e UÇK-së ose popullin e Kosovës./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

OBSH-ja shpall shpërthimin e Ebolës në RD të Kongos dhe Ugandë një emergjencë globale shëndetësore

OBSH-ja shpall shpërthimin e Ebolës në RD të Kongos dhe Ugandë një emergjencë globale shëndetësore

Kurti: Ne nuk kemi pasur nevojë për një fitore tjetër, por opozita ka nevojë për një humbje

Kurti: Ne nuk kemi pasur nevojë për një fitore tjetër, por opozita ka nevojë për një humbje

Si shkojnë informacionet policore të Kosovës në Serbi?

Gjendet në Deçan personi i raportuar i zhdukur në Leposaviç

Zëdhënësi i KQZ-së: Të dhënat e regjistrimit të popullsisë dhe të listës votuese nuk mund të barazohen

Serbia sërish tenton të ndërhyjë në zgjedhjet në Kosovë, kërkon vota për Listën Serbe

Ballkani fiton me përmbysje ndaj Prishtinës së Re, e dërgon në Ligën e Parë

Ballkani fiton me përmbysje ndaj Prishtinës së Re, e dërgon në Ligën e Parë

Kurti: Gjatë katër viteve synojmë të ndërtojmë 14 parqe industriale

Kurti: Gjatë katër viteve synojmë të ndërtojmë 14 parqe industriale

Studiuesit gjejnë në Romë dorëshkrimin me poemën më të vjetër angleze

Studiuesit gjejnë në Romë dorëshkrimin me poemën më të vjetër angleze

Ferizaj barazon me Prishtinën dhe bie nga Superliga

Ferizaj barazon me Prishtinën dhe bie nga Superliga

Malisheva “e fortë” për Drenicën, siguron Evropën

Malisheva “e fortë” për Drenicën, siguron Evropën

Dukagjini mposht Dritën në Klinë

Dukagjini mposht Dritën në Klinë

Llapi triumfon në udhëtim ndaj Gjilanit

Llapi triumfon në udhëtim ndaj Gjilanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën