Begaj ka thënë se ky aplikim është një akt i rëndësishëm që i hap rrugë realizimit të aspiratës evropiane, përcjell teve1.info
Ai po ashtu ka ftuar vendet anëtare të BE-së që ta mbështesin aplikimin e Kosovës.
“U bëj thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik. Urime Kosovë e shumë suksese!”, ka shkruar ai në Facebook.
Kosova sot ka dorëzuar në Republikën Çeke aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vendi që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së. /Teve1.info/