TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​ ​Një e treta e vendeve të BE-së nuk kanë marrë ende masa për të reduktuar konsumin e energjisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​ ​Një e treta e vendeve të BE-së nuk kanë marrë ende masa për të reduktuar konsumin e energjisë

Sipas hulumtimit të EEB, masat e miratuara nga liderët evropianë katër muaj më parë për të reduktuar konsumin e gazit në vendet e tyre me 15 për qind dhe të energjisë elektrike me 10 për qind, janë shumë të pabarabarta.

“Tetë nga 27 vendet e BE-së nuk kanë marrë ende asnjë masë për të reduktuar konsumin e gazit dhe energjisë elektrike. As në familje, as në kompani apo organe shtetërore”, tregon studimi i EEB, transmeton Anadolu Agency.

Sipas studimit, vetëm 12 vende të BE-së kanë miratuar disa masa të detyrueshme për të reduktuar konsumin e energjisë. Vendet që importojnë sasi të mëdha gazi rus, si Italia dhe Gjermania, kanë vendosur masat më të rrepta për të kursyer gazin.

Ata që janë më pak të varur nga gazi, si Franca dhe Spanja, po udhëheqin gjithashtu BE-në me masa për të reduktuar konsumin e energjisë, duke synuar si sektorin publik ashtu edhe atë privat, duke përfshirë familjet, si dhe industrinë dhe bizneset e vogla.

Suedia, Finlanda, Luksemburgu, Holanda, Austria dhe vendet e Evropës Lindore po priren drejt masave më të lira për të reduktuar konsumin e energjisë.

Megjithëse janë ndër vendet më të varura nga gazi, me një pjesë prej 30 deri në 40 për qind në konsumin total të energjisë, Holanda dhe Kroacia kanë zbatuar vetëm masa vullnetare për të kursyer gazin.

Rumania dhe Lituania, të cilat mbështeten shumë në lëndët djegëse fosile, nuk kanë zbatuar asnjë masë për të reduktuar konsumin e energjisë.

“Sa më shpejt të reduktojmë konsumin, aq më shpejt do të ulim presionin në rritje mbi çmimet e energjisë, gjë që do të ofrojë në mënyrë efektive lehtësim për familjet dhe industrinë”, thotë David Sabadin, zëvendësmenaxheri për politikat klimatike në EEB, në lidhje me gjetjet e studimit.

Ai u kërkoi politikëbërësve t’i jepnin përparësi uljes së kërkesës për energji mes sfidave të shumta që do të përballet BE në mbushjen e depozitave të gazit përpara dimrit të vitit të ardhshëm.

“Reduktimi i kërkesës për energji duhet të jetë një prioritet kryesor për politikëbërësit, jo masat afatshkurtra që do të na bllokojnë në një sistem joefikas që “gëlltit” lëndët djegëse fosile. BE mund të bëjë patjetër më shumë për të koordinuar veprimet e kursimit të energjisë midis shteteve të saj anëtare,” tha ai./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Uashingtoni paralajmëron Evropën për Grenlandën: “Do të na duhet të bëjmë diçka”

Vance: Marrëveshja me Iranin do të ishte një “fitore e madhe për popullin amerikan”, pavarësisht nëse i pëlqen apo jo Izraelit

Shefi i OKB-së paralajmëron: Ndihma humanitare në Gaza është “e panegociueshme”

Shefi i OKB-së bën thirrje për respektimin e armëpushimit në Iran, Liban dhe Gaza

Franca ndalon hyrjen e Ministrit izraelit të Financave  në kuadër të sanksioneve të koordinuara

Franca ndalon hyrjen e Ministrit izraelit të Financave në kuadër të sanksioneve të koordinuara

Izraeli e fut mjekun palestinez në izolim pas 17 muajsh mbajtje pa akuza

Izraeli e fut mjekun palestinez në izolim pas 17 muajsh mbajtje pa akuza

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

“Ditari”- 09.06.2026

“Ditari”- 09.06.2026

Stocker pas takimit me Kurtin: Të tejkalohet kriza politike dhe të ecet përpara me dialogun

Stocker pas takimit me Kurtin: Të tejkalohet kriza politike dhe të ecet përpara me dialogun

Uashingtoni paralajmëron Evropën për Grenlandën: “Do të na duhet të bëjmë diçka”

Vance: Marrëveshja me Iranin do të ishte një “fitore e madhe për popullin amerikan”, pavarësisht nëse i pëlqen apo jo Izraelit

Bitcoin humb ‘shkëlqimin’

Bitcoin humb ‘shkëlqimin’

Rreth 28 mijë qytetarë votojnë nesër në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Rezultatet e deritanishme – Këta janë kandidatët më të votuar në LVV, PDK, LDK dhe AAK

Europoli del me detaje, si u zbulua perandoria kriminale në vlerë 80 milionë euro në Kosovë

Europoli del me detaje, si u zbulua perandoria kriminale në vlerë 80 milionë euro në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën