TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykata në Shqipëri dënon me 15 vjet burgim për terrorizëm një iranian

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gjykata në Shqipëri dënon me 15 vjet burgim për terrorizëm një iranian

Vendimi ndaj Bijan Poladrag u dha të mërkurën. Ai do të vuajë vetëm dhjetë vite burgim, pasi përfiton ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Nga gjashtë akuzat që Prokuroria e Posaçme ngriti ndaj tij, gjykata e shpalli fajtor për dy nga to: pjesëmarrje në një organizatë terroriste dhe kryerje e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur organizatë terroriste.

Poladrag u arrestua në tetor të vitit 2020. Në atë kohë u arrestuan edhe disa shtetas të tjerë iranianë.

Ai ka mbërritur në Shqipëri në vitin 2016, si pjesë e një grupi iranianësh që gjetën strehim në kampin e Manzës, ku aktualisht janë të strehuar rreth 3.000 pjesëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët iranianë i konsiderojnë pjesëtarët e kësaj organizate si terroristë.

Sipas prokurorisë, Poladrag banoi për një periudhë të caktuar në kamp, ku vepronte si i infiltruar, ndërsa dyshohet se po përgatiste sulm terrorist.

Pas rreth dy vjetësh ai ishte shkëputur nga kampi, pasi mori leje-qëndrim në Shqipëri. Pas arrestimit, Poladrag iu gjetën mesazhe dhe biseda të shkëmbyera me disa persona që jetojnë në Iran, që dyshohet se janë pjesë e Gardës Revolucionare.

Më 7 shtator Qeveria shqiptare ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe deklaroi se Irani qëndron pas sulmeve kibernetike ndaj sistemeve qeveritare

Autoritetet iraniane kanë hedhur poshtë akuzat se janë mbrapa sulmeve të korrikut.

Megjithatë, aleanca ushtarake e NATO-s ka konfirmuar se prapa atij sulmi ka qenë Irani.

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Ministrinë iraniane të Inteligjencës dhe kreun e këtij institucioni, duke i akuzuar se qëndrojnë pas sulmit kibernetik të muajit korrik ndaj Shqipërisë. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani i përgjigjet propozimit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës

Irani i përgjigjet propozimit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës

Rama: Të mbyllim hendeqet për të siguruar një harmoni në Evropë

Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE

Luftëtarët rebelë vrasin të paktën 69 persona në verilindje të RD të Kongos

Luftëtarët rebelë vrasin të paktën 69 persona në verilindje të RD të Kongos

Izraeli deporton dy aktivistë të rrëmbyer të flotiljes me ndihma për Gazën

Izraeli deporton dy aktivistë të rrëmbyer të flotiljes me ndihma për Gazën

Abdixhiku: Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, humbje kohe

LDK denoncon fushatë të koordinuar manipulimi digjital ndaj Abdixhikut dhe komunikimit të tij publik

Irani i përgjigjet propozimit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës

Irani i përgjigjet propozimit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot i ndryshueshëm gjatë javës

Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në Çabrat të Gjakovës

Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në Çabrat të Gjakovës

Rama: Të mbyllim hendeqet për të siguruar një harmoni në Evropë

Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE

Shkyçja e njësisë B1, vlerësohet se rrezikon stabilitetin e energjisë elektrike

KEK-u njofton se është rikthyer në funksion njësia A4

Bajrami: Plani evropian shkon përtej Asociacionit, Kurti e pranoi

Bajrami kërkon subvencionim të plotë të qumështit: Të mbulohet krejt zinxhiri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën