Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimit nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, teksa thuhet se ndaj tyre janë vazhduar procedurat hetimore.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se ka pezulluar nga puna, Drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, Sh.S , Zëvendësdrejtorin e kësaj qendre, F.H, mbikëqyrësin F.L dhe zyrëtarin korrektues, M.H. Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës vendosë pezullimin e nëpunësve civil për të vazhduar tutje me procedurat hetimore dhe të shqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me rastin dhe përgjegjësitë e tyre”, thuhet në njoftim./teve1.info/