Baerbock tha se Gjermania po punon për të ofruar gjeneratorë, batanije dhe karburant për ngrohje në Ukrainë gjatë Krishtlindjeve pasi sulmet ruse ndaj objekteve energjetike shkaktojnë mungesa të energjisë në shumë pjesë të vendit.
“Presidenti rus (Vladimir Putin) dëshiron të thyejë popullin e Ukrainës dhe ne nuk do ta lejojmë këtë”, u tha ministrja gjermane gazetarëve.
Ndihma e re e Gjermanisë për Ukrainën është mbi 160 milionë euro që Berlini premtoi tashmë në një konferencë në Bukuresht në fillim të këtij viti.
Rusia ka shtuar sulmet e saj ndaj objekteve energjetike në Ukrainë javët e fundit./kp