Dje, një qytetar ka rezultuar pozitiv me koronavirus, teksa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë vaksinë kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.937 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.942 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 105.421 qytetarë. E me dozë të katërt janë 1.895 të vaksinuar.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe nuk ka asnjë të shëruar. /Teve1.info/