Më të në Veri të Kosovës, ishin edhe 3 ushtarë të tjerë, të cilët shkuan poshtë barrikadave, në një nga këto shtëpi të fshatit.
E pas 20 minutave 3 ushtarët gjerman dolën.
Por këta, nuk dhanë asnjë detaj për arsyet e kësaj vizitë në këtë shtëpi dhe kë e takuan.
Kështu edhe të hënën rruga që të shpie në pikën kufitare ne Jarinje, vazhdoi të jetë e mbyllur për qarkullim.
Krejt kjo si pasojë e protestave të serbëve të veriut të Kosovës, pas arrestimit të Dejan Pantiq.
Në afërsi të kësaj barrikadë, u panë të qëndrojnë pjesëtar të KFOR-it polak.
E nga kjo ane, të hënën u lajmërua edhe organizatori i krejt kësaj proteste.
Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, falënderoi qytetarët serb, sipas tij, për ruajtjen e paqës.
“Dua ta njoftoj popullin se nata kaloi qetë dhe kjo falë popullit të guximshëm që është i vendosur të qëndroj në shtëpitë e tyre dhe i vendosur për paqe. Këto nuk janë aksione të popullit serb, por këto janë reaksione ndaj veprimeve të Qeverisë në Prishtinë. Kërkojmë që të lirohen të burgosurit serb dhe t’i tërheqë nga veriu njësitë policore që i ka dërguar”, tha ai.
Ndërkohë rruga që të shpije për në pikën tjetër kufitare në Bërnjak, të hënën ishte e zbrazur.
Por kjo rrugë ndërpritej 40 km pa mbërri tek pika kufitare.
E kamionët e vendosur ishin po të njëjtit që edhe në të kaluarën u përdoren si barrikada.
Këtu të vetmit që patrullonin, ishin KFOR-i letonez.
Ndërkohë situatë më e qetë ishte në Mitrovicën Veriore.
Por ndryshe nga javët e kaluara, këtu të hënën nuk filloi mësimi.
Kjo pasi shkollat ishin mbyllur, për shkak të tensioneve të fundit.
Kurse në lagjen e banuar me shqiptarë në veri, e njohur si lagjja e boshnjakëve, java filloi më qetë.
Por, qytetarët këtu thonë se ka raste kur po provokohen nga veturat pa tabela që po lëvizin në veri.
E gjatë gjithë kohës këtu, policia e Kosovës po përkujdesej për mbajtjen e rendit.
Ndërsa lagjja po patrullohej vazhdimisht edhe nga Eulex dhe KFOR.
Kronika e gazetarit Fidan Zejnullahu.