TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Borrell: Propozimi franko-gjerman e ka përkrahjen e 27 shteteve anëtare të BE-së

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Borrell: Nuk do të njohim asnjë kilometër katror tokë ukrainase të marrë nga Rusia

Në një konferencë për media, ai ka folur edhe për propozimin franko-gjerman,  për çka thotë se e ka përkrahjen e fortë të 27 shteteve anëtare të BE-së.

“Palët duhet të kthehen në dialog. Është një detyrë që BE-ja e ka marrë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe po ashtu unë si lehtësues. Kjo është esenciale për të dyja palët në rrugët evropiane. Pas incidenteve në verë ne kemi vendosur një propozim për dy liderët, e kemi përditësuar atë javët e fundit, pas marrëveshjes së fundit që e arritëm për targat, e që shpresonim se me të evituam tensionet. Ne e kemi ofruar atë propozim dhe duhet ta shtyjmë para urgjentisht. Jam i lumtur që kemi marrë përkrahjen e fortë të të gjithë ministrave për këtë iniciativë. Tash është propozim i 27 shteteve të BE-së”, ka thënë Borrell.

Tutje, ai ka deklaruar se situata aktuale në veri të Kosovës nuk është e pranueshme.

Po ashtu, Borrell tha se u ka bërë kërkesë shteteve anëtare që EULEX-in ta përforcojnë me trupa shtesë nëse është e nevojshme dhe kjo ka hasur në mirëkuptim nga ta.

“Që nga gushti, jemi në një rreth vicioz të konfrontimeve, provokimeve dhe reagimeve, që kanë përshkallëzuar në ditët e fundit, dhe kanë provokuar incidente serioze të sigurisë, përfshirë edhe një sulm ndaj misionit tonë, EULEX-it dhe ndaj Policisë së Kosovës. Barrikadat që bllokojnë rrugët, njerëz të armatosur nëpër rrugë, nuk është diçka që jemi të gatshëm ta pranojmë, nuk pranojmë këtë nga partnerët tanë, që po aspirojnë një të ardhme evropiane. Kjo situatë duhet të mbarojë e barrikadat duhet të largohen. Qetësia duhet të kthehet. Këshilli qartë u ka bërë thirrje të dyja palëve për qetësi dhe frenim nga veprimet e dhunshme e provokative. I kam kërkuar shteteve anëtare që të jenë të gatshme të dërgojnë më tepër njësite në misionin tonë të EULEX-it. E shumë nga to janë pajtuar e kanë shprehur gatishmëri për të rritur kapacitetet nëse është e nevojshme”, ka thënë Borrell.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia kanë deklaruar se janë të gatshme për depërshkallëzimin e situatës, teksa shprehet optimist se kjo do të ndodhë kjo.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak do të udhëtojë të mërkurën për vizitë në dy shtetet për të tentuar ta qetësojë situatën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore

Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën