Sipas Zeqirit, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Osmani u dorëzuan para bandave kriminale në veri, teksa u ka bërë thirrje mos ta dorëzojnë edhe Policinë e Kosovës.
“Por kurrë hallall mos ju qoftë as Presidentes V.Osmani dhe as Kryeministrit A Kurti që sot morën vendim dorëzimi para bandave kriminale që veprojnë në Veri të Kosovës dhe shtyen zgjedhjet për vitin e ardhshëm…..dëmtuan shumë kredibilitetin shtetëror dhe seriozitetin e ligjëshmërisë dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Uroj dhe bëj thirrje që këta mos ta dorëzojnë Policinë e Kosoveës dhe Veriun e Kosovës”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, presidentja Osmani ka caktuar 23 prillin e vitit të ardhshëm si datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. /Teve1.info/







