Policia bën me dije se në kuadër të operacionit ‘Provizor” në pranga ka rënë i riu M. I.me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
21-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Laquila-s, Itali, me vendimin e datës 19.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë./euronews.al