Gjatë takimit është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë për situatën në veri, zgjedhjet e jashtëzakonshme si dhe për procesin e dialogut.
Sipas komunikatës së LDK-së, Abdixhiku theksoi qëndrimin se duhet koordinim i plotë i institucioneve të Kosovës me aleatët për zhvillimet e fundit në veri
“Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Guérot edhe njëherë me shqetësimin e LDK-së për situatën e krijuar në veri të vendit si dhe ritheksoi qëndrimin për koordinim të plotë të institucioneve të Kosovës me partnerët tanë”, thuhet në komunikatë.
Abdixhiku vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e saj si dhe ka theksuar që vendi ynë ka nevojë edhe më tutje për mbështetjen e Francës dhe miqve të saj./teve1.info/