TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Revista Time zgjedh Zelenskyn Person të Vitit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Revista Time zgjedh Zelenskyn Person të Vitit

Kryeredaktori i revistës, Edward Felsenthal, tha se zgjedhja e Zelenskyt – krahas “shpirtit të Ukrainës” – ishte zgjedhja e duhur.

“Pavarësisht nëse beteja për Ukrainën i jep dikujt shpresë apo frikë, bota marshoi në ritmin e Zelenskyt më 2022”, tha ai.

Zelensky, komedian i shndërruar në politikan, që u zgjodh president i Ukrainës më 2019. Ai ka punuar pa pushim që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, për të frymëzuar rezistencën e vendit të tij dhe për të fituar mbështetje ndërkombëtare për Kievin.

Felsenthal tha se vendimi i Zelenskyt “që të mos largohej nga Kievi, por të qëndronte dhe të punonte për fitimin e mbështetjes, ishte vendimtar”.

“Për të dëshmuar se guximi mund të jetë po aq ngjitës sa frika, për drejtimin e popullit dhe për bashkimin e tyre në mbrojtje të lirisë, për përkujtimin se demokracia është e brishtë, Volodymyr Zelensky dhe shpirti i Ukrainës zgjidhen Persona të Vitit për vitit 2022”, tha ai.

Revista Time po ashtu nderoi persona që përfaqësojnë shpirtin e Ukrainës. Këtu u përfshin inxhinieri Oleg Kutkov, i cili ndihmoi që Ukraina të vazhdonte të ishte e lidhur me botën, Olgea Rudenko, redaktore në Independent Kyiv dhe kirurgu britanik, David Nott.

Përzgjedhja e Personit të Vitit nga revista Time ka nxitur debate dhe shpesh edhe kundërthënie. Më 2021, Person i Vitit u shpall Elon Musk, njeriu më i pasur në botë. Ndërkaq, më 2020 ishte zgjedhur presidenti amerikan, Joe Biden, dhe nënpresidentja Kamala Harris.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtria pakistaneze: Një helikopter rrëzohet në Muzaffarabad, i gjithë personeli humbi jetën

Ushtria pakistaneze: Një helikopter rrëzohet në Muzaffarabad, i gjithë personeli humbi jetën

Protesta për Zvërnecin në ditën e njëmbëdhjetë në Tiranë

Protesta për Zvërnecin në ditën e njëmbëdhjetë në Tiranë

Trump dhe Irani shkëmbejnë kërcënime të reja pas shkëmbimit të sulmeve

Trump dhe Irani shkëmbejnë kërcënime të reja pas shkëmbimit të sulmeve

Brukseli konfirmon, Shqipëria merr dritën jeshile nga BE

Protestat për Zvërnecin, Rama: Greqia vazhdon “të shitet te të huajt”

Gjashtë kandidatë, 1883 vota – A do të dorëzohet PSD?

Gjashtë kandidatë, 1883 vota – A do të dorëzohet PSD?

Shënohet 100 vjetori i shkollës së parë në Drenas

Shënohet 100 vjetori i shkollës së parë në Drenas

Ushtria pakistaneze: Një helikopter rrëzohet në Muzaffarabad, i gjithë personeli humbi jetën

Ushtria pakistaneze: Një helikopter rrëzohet në Muzaffarabad, i gjithë personeli humbi jetën

Protesta për Zvërnecin në ditën e njëmbëdhjetë në Tiranë

Protesta për Zvërnecin në ditën e njëmbëdhjetë në Tiranë

Grabitja në Suharekë, ja si ikën të dyshuarit nga Policia

Vjedhja si në filma e argjendarisë në Suharekë – I akuzuari Bujar Basha ankohet për një dëshmitar

Haxhiu takohet me Presidenten e Sllovenisë, diskutohet rruga evropiane e Kosovës

Haxhiu takohet me Presidenten e Sllovenisë, diskutohet rruga evropiane e Kosovës

“Përbërja” e re e Kuvendit – Kandidatët e rinj ua zënë vendin të vjetërve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën