Kështu ka bërë të ditur sot Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila ka informuar se të akuzuarit S.O i caktohet masa e paraburgimit deri në plotëfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.
“Pala e dëmtuar është udhëzuar ne kontest juridiko civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.”, është bërë e ditur në komunikatë.