Policia ka bërë të ditur se pas kërkimeve të vazhdueshme për arrestimin e të dyshuarit nga ana e policisë dhe ftesat për paraqitje kanë bërë që i dyshuari sot të paraqitet në polici, raporton teve1.info
“Pas një pune intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritë që të identifikoj,personin e dyshuar lidhur me rastin vrasje në tentativë. Rasti ka ndodhë me datën 06.10.2022 në lagjen Kodra e trimave në Prishtinë. Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij, nga ana e policisë dhe ftesat për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar, -G.B, mashkull 32 vjeç, sot të paraqitet në polici”, thuhet në njoftim.
Ndërsa pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.