TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mungojnë 4 nga 29 të akuzuarit, dështon gjykimi për pastrim të parave dhe organizim të skemave piramidale e bixhozit të paligjshëm

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Mungojnë 4 nga 29 të akuzuarit, dështon gjykimi për pastrim të parave dhe organizim të skemave piramidale e bixhozit të paligjshëm

Në lidhje me mungesën e të akuzuarit Sadiku, mbrojtësi i tij avokati Adnan Sadiku ka njoftuar gjykatën se të njëjtin e ka njoftuar të shtunën për seancë mirëpo nuk i di arsyet pse ai nuk prezenton në seancë pasi që i akuzuari Sadiku jeton në Itali dhe nuk e di çështjen e pushimit.

Sa i përket të akuzuarit Jakupi, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Kujtim Krasniqi konstatoi se i njëjti ka qenë i njoftuar nga seanca e kaluar mirëpo nuk e ka arsyetuar mosprezencën e tij.

Ndërsa, për mungesën e të akuzuarit Baliu, mbrojtësi i tij, avokati Ilir Rama ka njoftuar gjykatës se i njëjti ka qenë i njoftuar për seancë mirëpo nuk i di arsyet e mosprezencës së tij.

Sa i përket të akuzuari Ejupi, mbrojtësi i tij me autorizim zëvendësues, avokati Ramë Dreshaj e njoftoi gjykatën se i akuzuari Ejupi është në spital për disa arsye shëndetësore dhe tha se avokati Ahmet Gjinovci do t’i sjellë gjykatës provat që dëshmojnë se i njëjti është në spital.

Në këto rrethana, në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e kësaj seance, e njëjta është shtyrë, ndërsa e radhës pritet të mbahet më 13 janar të vitit 2023.

Të akuzuarit Safet Kyqyku, Armend Danqeli, Ardian Kuqi, Zenun Zenuni, Besnik Aliu, Burim Bytyqi, Blerim Blakaj, Flakron Maqani, Naser Pervetica, Nexhat Ejupi, Nehat Ejupi, Hasan Ejupi, Besim Bllaca, Trimor Dushkaja, Driton Shabani, Burim Sadiku, Arber Hoti, Agron Limani, Blerim Imeri, Petrit Neziri, Avni Berisha, Afrim Rifati, Idriz Jakupi, Istref Veliqi, Sabri Brahimi, Sami Baliu, Ramadan Nebija, Burim Makiqi dhe Bekim Kyqyku po përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i parave”, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe për veprën penale “Ndihma”.

Sipas aktakuzës së PSKR-së, të ngritur më 27 tetor 2020, thuhet se të pandehurit duke vepruar veç e veç apo në bashkëkryerje, nga data e pacaktuar në vazhdimësi deri më 15 dhjetor 2017, duke vepruar me dashje dhe dijeni, gjithnjë me qëllim që vetit t’i sjellin përfitim të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kanë organizuar lojëra të fatit për të cilat nuk ka qenë e dhënë licenca, leja apo koncesioni i organit kompetent.

Aty thuhet se me rastin e kontrollimit nga ana e inspektoreve të ATK-së dhe pjesëtareve të PK-së/DHKO, në lokalet poshtëshënuara te të pandehurit janë gjetur dhe konfiskuar automate, për të cilat thuhet se nuk kanë pasur licencë nga organi kompetent apo kanë vepruar në kundërshtim me licencën e dhënë, apo nuk kane pasur leje nga komuna për ushtrimin e asaj veprimtarie.

Tutje, në aktakuzë thuhet se të akuzuarit Safet Kyqyku, Armend Danqeli, Zenun Zenuni, Besnik Aliu, Burim Bytyqi, Blerim Blakaj po akuzohen se nga koha e papërcaktuar e në vazhdimësi, e deri më 9 qershor 2016, në lokalin e lojërave të fatit “TipSport 365” që gjendet në Prishtinë, i akuzuari Safet Kyqyku duke vepruar në kundërshtim me nenin 69 të Ligjit për Lojëra të Fatit, iu ka mundësuar pjesëmarrësve të ndryshëm të lojërave të fatit përdorimin e automateve të palicencuara të tipit “Kayot”, për të cilën veprimtari po ashtu nuk ka poseduar leje pune nga Komuna e Prishtinës./Betimi për Drejtësi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Syla: Deklarata e Ramës për Osmanin është e kurdisur dhe e papranueshme

Syla: Deklarata e Ramës për Osmanin është e kurdisur dhe e papranueshme

Ish-këshilltari i Thaçit, Syla: LDK-së i konvenon dënimi i Thaçit, Abdixhikut dhe Kurtit nuk iu prish punë

Ish-këshilltari i Thaçit, Syla: LDK-së i konvenon dënimi i Thaçit, Abdixhikut dhe Kurtit nuk iu prish punë

Vuçiq në Moskë për paradën, reagon Presidenca e Kosovës

Osmani pranon urime nga liderë botërorë për përvjetorin e Pavarësisë

ATK verifikon aktivitetet dimërore

Emisioni “Info Nata” 16.02.2026

Kurti: Kosova po ndërton të ardhmen duke nderuar historinë dhe ruajtur trashëgiminë

Kurti: Kosova po ndërton të ardhmen duke nderuar historinë dhe ruajtur trashëgiminë

​Konferenca e Sigurisë në Munih: Serbia nuk ka vend të dukshëm në Evropën e re

​Konferenca e Sigurisë në Munih: Serbia nuk ka vend të dukshëm në Evropën e re

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën