TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti-përfaqësuesve të Këshillit Evropian të Investitorëve: Rritje e pashembullt ekonomike në Kosovës 10.7 %

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kurti-përfaqësuesve të Këshillit Evropian të Investitorëve: Rritje e pashembullt ekonomike në Kosovës 10.7 %

Përmes një komunikate për medie, nga Zyra e Kryeministrit kanë bërë të ditur se rritja e bashkëpunimit për zhvillimin ekonomik në vend, ishte tema e takimit të kryeministrit Kurti me Këshillin Evropian të Investitorëve (European Investors Council).

“Reformat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për përmirësimin e mjedisit të investimeve dhe të të bërit biznes në Kosovë, si dhe për rritjen e punësimit, u theksuan nga Kryeministri Kurti. Ai potencoi se World Justice Project e ka renditur Republikën e Kosovës në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për nga sundimi i ligjit dhe në vendin e dytë në botë për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit. Duke theksuar rritjen e pashembullt ekonomike të Kosovës (10.7 %), e cila është më e larta në rajon dhe më e madhja që nga paslufta e Kosovës, si dhe rritjen e GDP-së, Kryeministri i falënderoi investitorët për kontributin e dhënë në këtë rritje”, thuhet në njoftim.

Në këtë bashkëbisedim, sipas komunikatës, u veçuan reformat legjislative si dhe zgjidhjet konkrete për tërheqjen e investimeve.

“Në takimin e përbashkët me Drejtorin Ekzekutiv të Këshillit Evropian të Investitorëve (EIC), Emrush Ujkani dhe përfaqësues të EIC u theksua se dialogu i hapur, konstruktiv dhe i qëndrueshëm ndërmjet institucioneve dhe investitorëve, do të kontribuojë në përmirësimin e mjedisit të investimeve në Kosovë dhe rritjen e investimeve të huaja direkte”, thuhet në komunikatë.

Në Këshillin Evropian të Investitorëve, anëtarë nderi janë Zyra e BE-së në Kosovë, BERZH dhe Banka Evropiane e Investimeve (Luksemburg), si dhe ndërmarrjet e kompanitë evropiane nga industria bankare, telekomunikacioni, sigurimet, industria automotive, industria plastike, shoqëritë audituese, industria farmaceutike, industria e energjisë, tekstilit dhe industria e transportit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rashiq tregon çfarë pret nga ndryshimet politike në Serbi për raportet me Kosovën

Rashiq tregon çfarë pret nga ndryshimet politike në Serbi për raportet me Kosovën

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Kuvendi mban nesër seancë, këto janë pikat e rendit të ditës

Sveçla takohet me zyrtarin e lartë të BE-së, në fokus migrimi dhe siguria kufitare

Sveçla takohet me zyrtarin e lartë të BE-së, në fokus migrimi dhe siguria kufitare

“Shteti s’po vepron” – Nëna e Donjeta Pajazitajt, Lumnija, e tronditur nga vrasja e Arlinda Zekajt

“Këndi i debatit”- 28.10.2026

“E kom pa Muhametin të shtrirë” – Dëgjohen dëshmitarë të rëndësishëm për vrasjen e rreshterit Lika

“E kom pa Muhametin të shtrirë” – Dëgjohen dëshmitarë të rëndësishëm për vrasjen e rreshterit Lika

BIK organizon konferencë shkencore, 61 studiues në Prishtinë për kontributin e medreseve shqiptare

BIK organizon konferencë shkencore, 61 studiues në Prishtinë për kontributin e medreseve shqiptare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën