Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se retorikat publike për anëtarësim në NATO, nuk janë të mjaftueshme.
“Kryeministër kërko edhe zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në NATO. Kryeministër Kurti, bëj kërkesë zyrtare për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Mos u vono se situata është më serioze se sa mund të kujtosh! Retorikat publike për anëtarësim nuk janë të mjaftueshme. Vepro sipas procedurave e në formë institucionale”, ka shkruar Haradinaj. /teve1.info/